'Ndyrësira, vrasës'/ Aktori i njohur shpërthen ndaj qeverisë: Do ikni si plehra, do t'ju bëjë populli shoshë
Aktori shqiptar Herion Mustafaraj është shfaqur tejet i revoltuar në një video të publikuar së fundmi, ku ka shpërthyer ndaj qeverisë dhe gjendjes sociale në Shqipëri.
Në video, Mustafaraj akuzon drejtuesit politikë për braktisjen e qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, duke u shprehur se vendi është lënë në mjerim, varfëri dhe pasiguri.
Ai shprehet se pensionistët po përballen me kushte të rënda jetese, pa mundësi për të siguruar ngrohje, ushqim apo ilaçe cilësore, ndërsa akuzon institucionet për korrupsion, padrejtësi dhe shkatërrim të pronave të qytetarëve në favor të interesave të errëta ekonomike.
Në deklaratën e tij, aktori ndalet edhe te përvoja personale me sistemin e drejtësisë shqiptare, duke rrëfyer vështirësitë e gjata ligjore për çështje trashëgimie familjare, që sipas tij pasqyrojnë një sistem të kalbur dhe të padrejtë.
Mustafaraj ngre shqetësimin edhe për emigracionin masiv, duke deklaruar se Shqipëria po boshatiset çdo ditë, ndërsa vendi po humbet potencialin, identitetin dhe pasuritë e veta. Me tone të ashpra, ai e cilëson situatën politike si “teatër” dhe “estradë”, duke akuzuar klasën politike për manipulim, propagandë dhe keqqeverisje.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit mbështesin shqetësimet e ngritura prej aktorit.
Mustafaraj:
Kanë ngel aty e kanë lënë Shqipërinë vetëm me ca pleq, që edhe ata do të vdesin, do t'i masakrojnë. Pa ngrohtë, pa pension, pa pa bukë me hëngër, duke duke u mbuluar natën me batanije duke ndenjur në shtëpi, sepse s'duan të paguajnë atë energjinë elektrike që që i shkon më shumë se sa pensioni që kanë. I jepni ilaçe fallco e vdiqët fare. Sa t'i zhdukni dhe ato, t'i merrni dhe shtëpitë t'ia vidhni e t'ia prishni e të bëni ato gradacelat tuaja, të pastroni ato paret e qelbura, të ndyra se e keni kthyer gjithë popullin, e keni kthyer e keni kthyer në banda diversante. Ju përkrahin të gjithë nga frika mor, qelbsira mor, mor qeveri e ndyrë, mor hajduta të pacipë. Që luani lojën me njëri-tjetrin mori. Njëri, njëri është aty i plasur në burg, shoqja e vet del atje bën televizion, na bën propagandë, na tregon neve se se si jetohet në Big Brother House, njëra. Ky tjetri mbron atë kryehajdutën që që e ka vënë vetë aty dhe i ka thënë mbaje firmën, e na bën çudira. Po 2 milionë shqiptar keni. Shqiptarët, ata s'i mbani dot. Mor plehra, edhe ata ju kanë ikur. Duhet të ishim 8 milionë tani atje në Shqipëri. Të ishim të gjithë bashkë, gëzonim, qejf, bënim qejf, s'ka si vendi yt. S'ka vend më të bukur në botë se Shqipëria. S'e gjen kurrë në botë. S'ka popull më të mirë e më të zgjuar. Po e boshatisët mor. E boshatisët fare mor, ndyrësira, mor plehra. Kush do të rrijë me ju? Përveç atyre që s'kanë mundësi të ikin, që ja u mbyllni gojën, e qepni, se i përjashtoni nga punët, i hiqni, i hiqni fëmijët nga punët dhe nga shkollat, i zhdukni, i zhdvasni.
Edhe unë flas sepse nuk jam atje, se po të isha atje, dhe atje kur erdha, nëntë vjet që ndejta më mësuat ta mbyll gojën. Se vetëm për të shkuar nëpër gjyqe për të marrë ato ato mut tokash që na i kanë lënë gjyshërit e stërgjyshërit që s'kemi një pëllëmbë metër katror tokë. Më mori tre vjet që të bëj vetëm një gjyq të qelbur për dëshmi trashëgimie, dëshmi trashëgimie. Babai im, Vlonjat, prej babaden, me familjen Mustafa-ajve që që janë nga familjet më të njohura në Vlorë, më patriotët në Vlorë, që ka pasur gjithë kaninën e Babicën atje, duhet të marr dëshmi trashëgimie unë nga babai dhe më thonë që babai jot nuk vdiq në Shqipëri po vdiq në Itali. Edhe nuk e firmos se s'është kthyer prap atje. Tre vjet gjyqi. I shtyrë, me një avokat, me një gjykatëse qelbsira, që të bënte jo jo ta vrisje, po ta zhdukje fare, ta hidhje lart. Po çfarë t'i bësh?
Çfarë t'i bësh se s'jemi më ai gjak që kemi qenë. S'jemi më. S'dalin më ata burra që të heqin qafe. Ata që dalin i ktheni ju, i ktheni në monstra ju. I ktheni në monstra sepse, sepse ju keni çdo gjë në dorë. E kontrolloni çdo gjë, ju s'lini asnjëri të flasë. Po maskarenj, keni vjedhur dhe keni shitur me toka, me pasurinë ju ngecshin, të gjitha ne fyt ju ngecshin, por do vijë një ditë edhe do ikni si plehra do shkuleni. Do t'ju bëjë populli shosh. Po janë, prisni një çikë. Prisni dhe një çikë sa sa të vdesin dhe ata që kanë mbetur aty dhe pastaj të ikni edhe juve me Epstein-in, me me këta të tjerët atje. Mor plehra, mor ndyrësira, mor Po jepni mor, po jepni mor gjithë popullit drejtë mor qelbsira mor vrasës. Zhdukuni mor kërma, mor këllira. Heri mbushur vendin me njerëz që, që do t'i bëjë si bytha e kokës. Me femra që shiten rrugëve, me meshkuj të degjeneruar atje, me gjithë horrat, atje që vijnë e shesin porth.
Të gjithë atje e shesin porth. Edhe gjithë harta e Shqipërisë është zhdukur. Me kë do ta bëni Shqipërinë ju? Hë? Me kë? Me ata fshatarët e shkretë aty që rrinë të rropaten veçse të mbjellin qepë e domate? Edhe ato nuk i mbjellin më, sepse i sjellin,i importoni nga jashtë e pastaj dalin zagarrët tuaj në televizione e na tregojnë, kjo domate është shumë e mirë. Po kjo tjetra? Kjo tjetra nuk bën se e marrin nga jashtë. Pse? Po vetë e keni qeverinë në dorë mor qelbsira. Vetë i vini ligjet. Vetë i sillni gjërat nga jashtë edhe i shisni atje në Shqipëri. Vetë ja varrosni fshatarit pasurinë e ja varrosni të mirat materiale që prodhon. Vetë, vetë! Vetë i bëni. Mor ndyrësira, mor ndyrësira njerëz. Vetë i jepni tokat kujt t'ju dojë qejfi juaj, i bëtnjerëzve me tapi. Njerëz që s'kanë pasur kurrë asgjë. Që s'kanë pasur kurrë familjet e tyre asnjë gjë atje. I bleni dhe i jepni një trapi kështu toke. Edhe do ndajmë bashkë pastaj atje. Kur të dali nafta atje. Po çfarë nafte t'ju dali juve moj? Do t'ju dali, ju dali krime nga koka do t'ju dali. Mor maskarenj të mutit mor. Vëreni mor drejtësi mor qelbsira, mor halera. Halera të ndyra.
Aty, aty do rrini se kujtoni se se kështu bëhet, po kemi kemi mijëra vjet mor që që e flasim këtë gjuhë mor, që e mbajmë në Shqipëri mor, po ju e degjeneruat, e shitët, e shitët për për 30 vjet mor që e morët mor. E shitët mor, maskarenj të mutit. Prit që të bëhet më mirë, prit që të bëhet më mirë. Ku të bëhet më mirë me ju mor? Jeni bërë një bandë aty që që bëni sikur shani njëri-tjetrin, e keni kthyer në estradë. Ju dalin dhe këto të estradës si institucione, ju bëjnë edhe këto karizmatikë juve. Merren me juve, ju bëjnë të bukur, dukeni të bukur para popullit. Janë arritur deri aty sa tallen, në vend që të qeveritarë, na dalin aktorë aty që duan të bëjnë qeveritarë. Që të qeverisin vendin. Lojë, lojë, teatër i ndyrë, kukllash, se e mbyllët teatrin e kukullave atje, e tani e bëni vetë teatrin e kukullave. Me njerëz o plehra. O ndyrësira. O ju ç'poftë goma makinës ishallah. Ah çfarë t'ju thuash juve, po ju s'gjen asnjë gjë. Ju më tepër ju shan, një menu më tepër ju bëhet qejfi mor. Mor këllira, mor këllira. Ah, ishalla Zoti ju zënshin haqet e atyre, atyre njerëzve të shkretë aty që po vuajnë. Që vuajnë ditë e natë se s'doni me ja ditë fare. S'kanë ujë e s'kanë drita me pleq e. Mor ndyrësira të mutit, i zhdukët njerëzit nga Shqipëria e shitët atdheun mor plehra. Halera të mutit.