VIDEO/ Barcelona shpallet kampione e Spanjës, suksesi në ‘El Clasico’ ndaj Realit vulos titullin e 29-të në histori
Barcelona është matematikisht kampione e LaLiga-s, pasi mposhti 2-0 Real Madridin në ‘El Clasico’ dhe siguroi titullin e 29-të në historinë e klubit katalanas. Një triumf që merr edhe më shumë vlerë për faktin se konfirmimi i trofeut erdhi pikërisht përballë rivalit më të madh historik, kur janë për t’u luajtur tri javët e fundit.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen në “Camp Nou”. Në minutën e 9-të, Marcus Marcus Rashford realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke ndezur festën e tifozëve katalanas.
Barcelona vazhdoi dominimin dhe në minutën e 18-të gjeti edhe golin e dytë. Dani Dani Olmo dhuroi një asist fantastik për Ferran Torres, i cili ruajti qetësinë brenda zonës dhe mposhti Thibaut Courtois për 2-0.
Reali provoi të reagonte, por hasi vështirësi përballë mbrojtjes katalanase. Në fundin e pjesës së parë, Eduardo Camavinga u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në pjesën e dytë tensioni u rrit edhe më shumë me kartonët për Dani Olmon dhe Raul Asencion.
Momenti që dukej se mund të rikthente madrilenët në lojë erdhi në minutën e 63-të, kur Jude Bellingham dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Mesfushori anglez ishte ndëshkuar më herët edhe me karton të verdhë pas protestave dhe ndërhyrjeve të ashpra.
Me vërshëllimën finale shpërtheu festa në “Camp Nou”, me Barcelonën që mban në fronin e futbollit spanjoll dhe fiton një titull të madh ndaj rivalit të përjetshëm.
Golat
Festë në “Camp Nou”, ku Barcelona kalon në avantazh në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit që në minutat e para të ndeshjes.
Në minutën e 9-të, Marcus Rashford ndëshkon madrilenët me një goditje të lirë të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga kufiri i zonës.
Sulmuesi anglez e harkon topin me saktësi të jashtëzakonshme, duke e dërguar drejt e në trekëndëshin e sipërm të majtë, një gol teknikisht perfekt që ndez menjëherë atmosferën në stadium dhe i jep Barcelonës epërsinë 1-0.
Tjetër gol i mrekullueshëm në tempullin katalan, Ferran Torres nuk fal brenda zonës, 2-0.