Autorja e vërtetë e 'Djalli Vishet me Prada': çfarë bën ajo sot
Ajo quhet Lauren Weisberger dhe është autorja e bestsellerit të famshëm “Djalli Vishet me Prada”, i publikuar në vitin 2003.
Romani u shkrua pas eksperiencës së autores si asistentja e re e Anna Wintour në redaksinë e Vogue.
Një vit që ajo vetë e ka përshkruar si “një emergjencë të vazhdueshme”.
Realiteti i punës që përshkruan Lauren ishte:
Duhej të ishe i/e disponueshëm 24 orë në ditë,
Që në mëngjes herët kishte kërkesa shumë të vështira për t’u realizuar,
Nuk lejohej asnjë gabim,
Pamja e jashtme kontrollohej dhe vëzhgohej vazhdimisht,
Është pikërisht nga aty që lindi ai roman, i cili në vitin 2006 u kthye në një film ikonik dhe shumë të vlerësuar në të gjithë botën.
Lauren Weisberger është martuar, ka dy fëmijë dhe ka vazhduar të shkruajë bestseller, përfshirë edhe vazhdimin “Hakmarrja Vishet me Prada” (2015).
Sot Lauren Weisberger jeton në një varkë në Bahamas me familjen e saj, pasi ka lënë jetën mes Nju Jorkut dhe Konektikatit.
Ajo shkruan dhe punon për projektet e saj në distancë, ndërsa pjesën tjetër të ditës e kalon mes detit, peshkimit dhe punëve të përditshme: një ndryshim i madh krahasuar me jetën e saj të dikurshme shumë të ngarkuar në botën e modës.