VIDEO/ Atalanta trondit Milanin në ‘San Siro’, Champions-i tani në rrezik për kuqezinjtë

Atalanta triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Milan-it në javën e 36-të të Serie A, duke u komplikuar ndjeshëm kuqezinjve garën për një vend në Champions League.

Skuadra bergamaske e nisi furishëm ndeshjen në “San Siro” dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me Ederson, i cili realizoi me një goditje të saktë në cepin e portës. Në minutën e 29-të erdhi edhe goli i dytë: pas asistit të Nikola Krstovic, Davide Zappacosta dyfishoi shifrat.

Para pushimit, një tjetër lajm i keq mbërriti për skuadrën e Massimiliano Allegrit, pasi Rafael Leao u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë ndaj Genoa-s, së bashku me Estupiñán dhe Saelemaekers.

Në pjesën e dytë, Atalanta goditi sërish. Në minutën e 51-të, Ederson rikuperoi topin në mesfushë dhe shërbeu për Giacomo Raspadorin, i cili realizoi një gol spektakolar nën traversë për 3-0.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, Milani reagoi në minutat e fundit. Strahinja Pavlovic shënoi në minutën e 88-të, ndërsa në kohën shtesë Christopher Nkunku realizoi nga pika e bardhë për 3-2. Megjithatë, kuqezinjtë nuk arritën të shmangnin humbjen.

Falë këtij suksesi, Atalanta siguron matematikisht vendin e shtatë dhe shpreson ende për një biletë europiane. Ndërkohë, Milani mbetet me 67 pikë, po aq sa Roma, por qëndron përpara vetëm falë rezultateve në përballjet direkte.

Golat

Nis keq ndeshja për Milanin, pasi Atalanta kalon shpejt në epërsi dhe i trondit kuqezinjtë që në minutat e para. Në minutën e 4-t, Adrien Rabiot kontrollon një pasim, kalon një mbrojtës dhe provon një goditje të bukur nga kufiri i zonës, por topi përplaset në shtyllën e djathtë, duke i mohuar Milanit golin e avantazhit.

Vetëm një minutë më pas, në një duel të ashpër, Giorgio Scalvini bën një faull të pakujdesshëm dhe arbitri Luca Zufferli ndalon lojën. Ndërsa në minutën e 7-të vjen goditja e Atalantës: Ederson përfiton nga një top i mbetur pas një rebaundi në kufirin e zonës, lëshon një gjuajtje të ulët drejt këndit të poshtëm të djathtë dhe mposht Mike Maignan, duke e çuar Atalantën në avantazhin 0-1.

Goli i Ederson-it

Vjen goli i dytë pë Atalantën në minutën e 30-të me Zappacosta-n, 0-2.

Goli i Zappacosta-s

Nuk ka fund drama për kuqezinjtë, Raspadori thellon diferencën në 3-0 në favor të Atalantës në minutëne 53’.

Goli i Raspadorit

Duhej të vinte minuta e 88-të që Pavlovic, i hedhur në fushë si zëvendësues, të shënonte golin e 1-3, por duket shumë vonë për shmangien e humbjes. 

Goli i Pavlovic-it

Në minutën e katërt shtesë realizon edhe Nkunku me penallti, duke i bërë dramatike minutat e fundit.

Goli i Nkunku