Milan–Atalanta, publikohen formacionet zyrtare: Gimenez me Leao në sulm, Raspadori titullar tek Atalanta

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës së madhe mes Milanit dhe Atalantës, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të në Serinë A dhe që mbyll programin e së dielës në kampionat.

Te Milani, trajneri Massimiliano Allegri ka bërë disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me ndeshjen e kaluar. Në sulm rikthehet nga minuta e parë Santiago Gimenez, i cili do të luajë përkrah Rafael Leaos. Në mesfushë spikasin emra si Ruben Loftus-Cheek dhe Adrien Rabiot, ndërsa në mbrojtje vëmendje merr aktivizimi i Koni De Winter.

Nga ana tjetër, Atalanta e drejtuar nga Raffaele Palladino ka zgjedhur të ndryshojë sistemin e lojës, duke kaluar në një skemë me një sulmues të vetëm. Në majën e sulmit është Nikola Krstovic, ndërsa pas tij veprojnë Giacomo Raspadori dhe Charles De Ketelaere.

Në mbrojtje aktivizohet Isak Hien, ndërsa në mesfushë janë të pranishëm Marten De Roon dhe Ederson.

FORMACIONI I MILANIT (3-5-2): Maignan; De Winter, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Loftus-Cheek, Ricci, Rabiot, Bartesaghi; Gimenez, Leao.

FORMACIONI I ATALANTAS (3-4-2-1): Carnesecchi; Scalvini, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Zalewski; De Ketelaere, Raspadori; Krstovic.