SYRI TV/ IBAR i bllokuar, Rama propagandë me negociatat: Po avancojnë me ritëm, jemi më afër BE-së
Kryeministri Edi Rama, pretendon se Shqipëria është më afër bashkimit evropian, në një kohë kur lajmet që vijnë nga Brukseli flasin për bllokim të raportit IBAR dhe negociatave. Rama pretendoi se ka çuar para reformën ne drejtësi, megjithëse me forcën e kartonëve, rrezoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëses së tij.
Syri tv:
Në një kohë kur raporti IBAR për Shqipërinë është bllokuar dhe procesi I integrimit ka ngecur , kryeministri Edi Rama vijoi me deklaratat propagandistike duke pretenduar se negociatat me Bashkimin Evropian, po vijojnë më ritëm të shpejtë. Deklaratat e kryeministrit Rama u bënë gjatë podacastit të tij flasim.
Ndërsa një nga shqetësimet kryesore të vendeve anëtare të Be,janë sulmet e shefit të qeverisë ndaj organeve të drejtësisë dhe mbrojtja që I bëri ish zëvendës së tij, Belinda Balluku, duke rrezuar kërkesën e SPAK, për arrestimin e saj, Rama sërish pretendoi se reforma në drejtësi është një histori suksesi, duke e lidhur ketë me kongresin e disa shoqatave juristësh.
Në një kur është fakt që 90 per qind e medieve në vend kontrollohen nga qeveria, Kryeministri bëri një deklaratë qesharake, duke pretenduar se është opozita që zë pjesën më të madhe te hapësirës mediatike.
Kjo deklaratë e kryeministri u bazua në gjetjet e AMA-s, institucionit nën varësi të tij, dhe një start up-I me inteligjencë artificiale, të krijuar vetëm ne ditën kur u publikuan këto të dhëna, të cilat Rama i përdori për të hapur nje debat me organizatën reporterët pa kufij, pasi Shqipëria kishte humbur tre vende ne renditjen e tyre, sa i takon lirisë së medies.