'Brutaliteti policisë' / Teliti: Pompat për zjarrfikësit ishin të dobëta, për shpërndarjen e protestuesve 10 herë më të forta
I ftuar ditën e sotme, në Intervistën e mesditës në Syri Televizion, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti, kritikoi qeverisjen për menaxhimin e mjetëve të zjarrefikësve dhe përdorimin e forcës kundër protestuesve.
Ai denoncoi një paradoks të frikshëm: pompat e zjarrfikësve janë kaq të dobëta sa nuk mund të shuajnë zjarret në raste emergjente, ndërsa pompat e përdorura nga policia për shpërndarjen e protestuesve janë 10 herë më të fuqishme, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve.
Teliti theksoi se ndërkohë që qytetarët dhe pronat e tyre janë të pambrojtura ndaj flakëve, policia është e pajisur me mjete të fuqishme për të shpërndarë turma, shpesh në mënyrë të papranueshme dhe jashtë çdo rregulli ligjor.
Ai komentoi edhe dy fotografi krahasuese në rrjetet sociale, duke treguar fuqinë minimale të ujit të zjarrfikësve kundrejt fuqisë masive të ujit të përdorur për shtypjen e protestave.
“Si është e mundur që investohet më shumë tek mjetet për të shpërndarë qytetarët sesa tek ato për të shpëtuar jetën dhe pronën e njerëzve?”, pyeti Teliti, duke i bërë apel qytetarëve të vlerësojnë vetë situatën dhe të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria.
Deklarata e plotë:
“Ju mediat keni qenë atje. E shikoni fuqinë e ujit të këtij pompes në këtë zonës së zjarrfikësve. Zjarrfikësit janë heronj. Po në qoftë se ata ti nuk i pajis ato me mjetet e duara për të fikur zjarrin, me një pompë realisht me fuqinë e një lavazheje.
Ndërkohë që pompat goditën pardje padrejtësisht protestuesit në mes të rrugës, në mes të bulevardit, e kishin fuqinë të paktën 10 herë më të fortë se sesa zorra e ujit për të fikur zjarret.
Dhe këtu pastaj mua më lind patjetër, përtej 100 ndryshimeve dhe 100 kritikave që kemi pasur për qeverinë gjithë gjithë këto vite, bëni një kritika të radhës.
Si është e mundur që kemi një qeverisje e cila investon 10 herë më tepër tek fuqia e pompës për të shpërndarë protestuesit, sesa tek fuqia e pompës për të fikur zjarrin dhe për të shpëtuar jetën dhe pronën e njerëzve. Si është e mundur? Ku ndodh kjo? Në cilin vend të botës ndodh kjo?
Në cilin vend të botës ndodh që zjarri bie dhe nuk e shujnë dot se s'ka ujë, apo fuqia e ujit është realisht minimaliste. Ama në anën tjetër, për të shpërndarë protestuesit, vendosen atje makinat, blindat, makinat e reja të bukura të blera nga qeveria, dhe e hedhin atë ujë në mënyrë totalisht të papranueshme, duke aty shkelje ligjore.
Dhe kjo përbën një paradoks të madh dhe flet shumë se çfarë shtet qeverie kemi ne e cila nuk mbron qytetar qytetarin, nuk mbron pronën, por ama mbron karrigen e pushtetarëve të korruptuar, të cilët sot në vetin mjet që kanë për të ruajtur pushtetin akoma dhe disa ditë apo disa javë, kanë vetëm ushtrimin të dhunës së tërësisht jashtë çdo lloj rregulli dhe çdo lloj standarti, përkundrejt protestuesve të cilët kanë kurajon të dalin në bulevard dhe të ngrejnë zërin për hallet dhe problematikat e tyre ditore.
Ishin dy fotografi që u vura dje në rrjetet sociale.Fotografia e zorrës së ujit të qeverisë dhe fotografia e zorrës së ujit të zjarrfikëse. T'i shikojnë vetë qytetarët. Të shikojnë vetë, ta bëjnë vetë krahasimin. Se si është e mundur që 10 herë më tepër e fuqishme është zorra e ujit për të fikur, për të më shumë për të shuar zërin e protestues, sesa zorra e ujit që shuan zjarrin për të shpëtuar jetët dhe pronën e njerëzve.
Shiko, mos i rëntë njeriut fatkeqësia. Po çdokush duhet të vinte në atë rolin që i bie fatkeqësia. Larg qoftë i kujt i bie zjarri në shtëpi. Dhe të imagjinojmë qytetarët që do t'i bie zjarri në shtëpi. Dhe t'i vijë ajo zorra e ujit minimaliste që nuk shuan dot asnjë zjarr të vogël, jo më zjarr i cili u bjerin, u dogj i gjithë pallati.
Dhe pasi u fikën vetë flakët, pra u fik edhe zjarri pastaj. Jo sepse zjarrfikësit nuk po bënin punën e tyre, po s'kishin mjetet e duhura. Ndërsa policët me skafandra, policët pa etiketa që mos të dinin se kush ishin, ata policë civilë që u futën aty nëpër turmat për t'i instiguar njerëzit dhe për t'i shtyrë ata për të bërë veprime kundraligjore, ata pastaj pajiseshin me atë zonën e fuqishme të ujit, e cila jo thjesht shpërndan, por dhe i vret, i godet ata, sepse është aq e fuqishme ajo zorrë, mund të lëjë dhe pasoja të rënda fizike, për të cilat siç e keni parë dhe dje në video"