Ish zyrtari i Ramës paralajmëron Trump: O pykë, me Vatikanin nuk ja doli Enveri, do ja dalësh ti…
Delirantët nuk kanë fund. Por përveçse e jetojnë dynjanë sikur e kanë nën kontroll dhe dinë gjithçka e shprehin haptas edhe neë rrefimet e tyre sensin e deliriumit dhe bëhen përfundimisht qesharakë deri në zgafellat më të thella të mendimit.
I tillë është edhe Dritan Hila, analisti që Rama dikur e bëri zëvendës ministër të mbrojtjes e ku deklaronte se do vëmë copa betoni që të mos na ulen avionët e drogës në aeroportet ushtarake duke folur për Gjadrin. “Teknikisht është e pamundur lëvizja e avionëve në këtë bazë ushtarake për shkak të mungesës së infrastrukturës, pasi është e mbushur me mbeturina dhe do të sillte çarje gomash për çfarë do lloj avioni, sado të vogël të ishte ai”, thoshte “eksperti” Hila. Ndërkohë avionët transportonin e bënin kërdinë nga Ishmi, Divjaka e gjithandej.
Ai duke qenë vazhdimisht në shërbim të udhëheqjes shpërthen edhe ndaj atyre që nuk ja duan udhëheqësin e tij në Tiranë, por që janë ndërkombëtarë.
Kësaj here e ka më Trump. Dhe i tregon atij se je pykë dhe se nuk mund të merresh me Vatikanin pasi edhe Enver Hoxha nuk ja doli dot. Mendësia e tij është burgosur në vitet e qoftëlargut dhe s’ka për të dalë asnjëherë prej andej sado “Dritare” ti hapesh shpellës së mendimit të tij komunist.
Postimi: