Piranjat/ Motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës

Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë historinë e tmerrshme të ngacmimit seksual të një nxëneseje në shkollën e fshatit Zllakuqan të Klinës në Kosovë.

Ajo është motra e viktimës, një 30 vjeçare e cila ka ngritur e para alarmin për ngjarjen e rëndë. Ndërsa personi që citon prokuroria, është 42 vjeçari Nikë Nrecaj, mësues i kësaj shkolle.

Ngacmimi i mësuesit ndaj nxënëses së saj, ka nisur me disa chate private, që shumë shpejt kanë kapërcyer çdo limit të një komunikimi midis një mësuesi dhe një nxënësje.

Tekstet e këtij personi që duhej të ishte edukatori, është pak të quhen të tmerrshme, dhe tregojnë më së miri anën e errët të një individi, baba i dy vajzave të mitura.

E alarmuar nga çfarë ka parë në celularin e motrës më të vogël, 30 vjeçarja merr kontakt menjëherë me mësuesin, duke e njoftuar se do ta ndiqte vetë situatën e tmerrshme që ai i ka shkaktuar të voglës.

Në situatën kur gjithçka është zbuluar nga të afërmit e nxënëses së tij 13 vjeçare, mësues Nika, i ka propozuar atyre një zgjidhje qëmund t’i jepte fund makthit të vajzës, por që do të linte të lirë një maniak nën petkun e mësuesit.

Familjarët e vajzës, jo vetëm që refuzojnë kategorikisht çdo marrëveshje me mësuesin pedofil, por i drejtohen menjëherë policisë, e cila në bashkëpunim me prokurorinë, kanë kryer arrestimin e menjëhershëm të mësuesit Nikë Nrecaj.

Ndërkohë, kjo qasje e pështirë dhe njëkohësisht e rrezikshme e mësuesit maniak, ka shkaktuar efekte të pariparueshme te vajza minorene, e cila për fat të mirë, ështëmbështetur nga familjarët.

Ndërkohë motra e 13 vjeçares jep një mesazh për të gjithë prindërit!