Dy asiste dhe një gol, Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit
Lionel Messi ka dhënë një tjetër performancë fantastike në MLS.
Inter Miami ka shënuar fitore 2-4 në udhëtim ndaj Toronto FC, duke u afruar me kreun.
Rodrigo de Paul kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga argjentinasi Leo Messi.
Fillimisht, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” asistoi për Luis Suarez në minutën e 56-të.
Më pas, Messi asistoi edhe për Reguilon në minutën e 73-të, para se të shënonte vetë dy minuta më vonë.
Toronto u kundërpërgjigj me dy gola nga Aristizabal, por ishte e pamjaftueshme për të evituar humbjen