", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/09/auto_Screenshot_171778358416.jpg", "width": 900, "height": 511 } }

'Hantavirusi nuk është një tjetër COVID-19', letra e shefit të OBSH-së

Kreu i OBSH-së ka reaguar pas alarmit të ngritur për frikën e rrezikut të hantavirusit.

Në një letër, e cila është bërë publike, drejtuar banorëve të Tenerifes, Tedros Adhanom Ghebreyesus i siguron se hantavirusi nuk ka të bëjë me COVID-19.

“E di që jeni të shqetësuar. E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment” shkruan ai.

Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”.

“Ky është vlerësimi i OBSH-së dhe ne nuk e bëjmë atë lehtë”, saktësoi Ghebreyesus.