Bayerni nuk e ndal ritmin e fitoreve në Bundesligë
Bayern Munich ka marrë një fitore 0-1 në udhëtim ndaj Wolfsburg, në ndeshjen e javës së 33-të të Bundesligës.
Skuadra bavareze e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe rrezikoi që herët me Tom Bischof, i cili ishte shumë pranë golit, por u ndal nga traversa.
Momenti më i papritur i takimit erdhi më pas, kur Harry Kane humbi një penallti, duke i dhënë shpresë vendasve për rezultat pozitiv.
Megjithatë, diferencën e bëri Michael Olise, i cili në minutën e 56-të realizoi një supergol që la pa reagim portierin dhe i dha Bayernit avantazhin vendimtar.
Deri në fund, Bayerni menaxhoi mirë rezultatin dhe mori tre pikë të tjera, edhe pse e ka zyrtarizuar titullin kampion.
Në anën tjetër, Wolfsburg mbetet në një situatë të vështirë në renditje dhe rrezikon seriozisht përfshirjen në zonën e ‘play-out’ në javën e fundit të kampionatit.