VIDEO/ Beshiktashi e huazoi, Ernest Muçi i shënon gol me fanellën e Trabzonsporit
Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën sot në futbollin turk, duke shënuar golin e radhës me fanellën e Trabzonsporit.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar pikërisht në ndeshjen që kishte më shumë rëndësi për të, atë kundër Beshiktashit në fushën e këtij të fundit, duke u treguar tifozëve vendas se çfarë kanë humbur.
Në minutën e 62-të të ndeshjes, ai mori një pasim në zonë në të majtën dhe me një gjuajtje të harkuar saktësisht çoi topin në cepin e largët të portës duke mos i dhënë mundësinë portierit që ta devijonte, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit.
https://streamin.link/v/704862cb
Ky ishte goli i 11-të në këtë kampionat i Muçit, i shënuar përballë skuadrës që zotëron kartonin e tij dhe nga e cila ai shpreson të transferohet përfundimisht te Trabzonspor. Pikërisht pas ndeshjes së sotme, presidentët e dy klubeve do të ulen të diskutojnë për t’i dhënë fund telenovelës për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.