VIDEO/ Petrit Vasili: Policia dhunoi protestuesit, reagimi ndërkombëtar i pamjaftueshëm

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe incidentet gjatë protestës së opozitës, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

I ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, Vasili e cilësoi situatën në vend si një ‘mbytje të pluralizmit’ dhe të fjalës së lirë, duke pretenduar se pushteti ekzekutiv po vepron për të penguar zërin e opozitës dhe protestuesve.

Sipas tij, ngjarjet e fundit tregojnë, sipas formulimit të tij, funksionimin e një ‘narkoshteti’, ku, pretendon ai, pushteti ekzekutiv kontrollon institucionet e drejtësisë dhe ndikon mbi një pjesë të mediave. Vasili deklaroi se media të caktuara nuk po raportojnë mjaftueshëm mbi incidentet gjatë protestës, ndërsa vlerësoi mediat që, sipas tij, ‘i shërbejnë të vërtetës së qytetarëve’.

‘Analiza është shumë e thjeshtë. Një narkoshtet, që ka kurajon po them, të ndërmarrë veprime kriminale në mes të sheshit për të mbyllur gojën e opozitës dhe qytetarëve protestues. Pra e merr këtë kurajo, sepse çdo shtet minimalisht normal as do ta kishte këtë kurajo, as do ta çonte nëpër mend.

Këta e konsumojnë sepse thashë për dy, për këto arsye të mëdha. Sepse pushteti ekzekutiv vepron në mënyrë kriminale, pushteti ekzekutiv ka kapur drejtësinë e cila nuk dihet, ka më kollaj të arrestojë turistët, edhe ata 11, 12 vjeçarët, sesa të arrestojnë kriminelët e policisë, të cilët në mënyrë të përsëritur bëjnë krime në mes të sheshit.

Dhe nga ana tjetër, në mënyrë që të bëhet bllokada të jetë e plotë, sigurisht kanë blerë të tërë ato media të cilët mund. Fati i madh është që ne bashkë po bisedojmë në një media e cila nuk i shërben qeverisë, por i shërben të vërtetës së qytetarëve. Pra, të gjithë të tjerët i ka blerë.

Pra, që ky funksion, kjo mbytje e pluralizmit, kjo mbytja e zërit të të vërtetës dhe të gjitha, kërkon patjetër mbytjen e medias. Dhe narkoshteti paguan, janë ato që ne i kemi quajtur, me shumë të drejtë, mediat e inçeneratorëve. Pra lekët e ndyra të korrupsionit, përse përdoren? Për dy gjëra, për të blerë vota dhe për të përdorur mediat për të treguar që vetëm me këtë Shqipëri çdo gjë shkon kollaj.

Siç e patë sot paradite që transmetonin gomarllëqe e një, e një mbledhje atje të Edi Ramës me një ambasador të Bashkimit Europian, për të treguar këto media mbrapsht që ja gjërat shkojnë normalisht, ndërkohë që një, një krim i tmerrshëm është konsumuar në mes të rrugës.

Nuk kam dëgjuar dhe nuk e dëgjoj fare se ç'thotë ambasadori i Bashkimit Europian, sepse, po ta them në mënyrë të prerë, pas asaj që ndodh dje në rrugë, lidhur me zërin, me protestën e ligjshme të opozitës, nuk mundet dhe nuk do të duhet kurrë që ambasadori i Bashkimit Europian të qëndronte dhe të ulej dhe të ishte në krah e të dëgjonte fjalimet e Edi Ramës.

Nuk mund të dilje kurrë tek ky dhunuesi i demokracisë dhe fjalës së lirë dhe të gjitha lirive, përfaqësuesi i Bashkimit Europian, të institucionit që është mëmadhëu i lirive dhe i të drejtave.

Karta themeluese e BE-së, po edhe më parë e atyre që quhen baballarët fondatorë të saj, kanë qenë liritë dhe të drejtat të cilat ishin të padhunueshme. Dhe për këtë janë ato standardet e mëdha që duhet të plotësojë një vend që të vijë në BE, që këto liri të jenë të padiskutueshme.

Ato dhunohen mesditës dhe ky, ky ambasador vazhdon e mban fjalime. Më pak që mund të bënte, do ishte bojkotimi dhe mosulja në atë tavolinë derisa Shqipëria të kthehej në minimumet e normalitetit. Jo në normalitetin ideal, po minimumet.

Pra, as protesta nuk lejohet. Dhe këto krime ndodhin disa qindra metra, disa qindra metra nga zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë, apo të përfaqësive të tjera diplomatike, të cilat në shumë raste nuk përtojnë që mbasi i hanë ca dreka të mira, me peshk të mirë, me mish të mirë në agroturizëm, na japin dhe leksione se si duhet të jetë demokracia.

Ja ku është krimi, le të mbajnë qëndrimet më të forta dhe ekstreme, se dinë t'i mbajnë kur duhet dhe do t'i shërbenin në radhë të parë shqiptarëve, por dhe atyre standardeve që duhen që kjo Shqipëria të mbase, mbase të bëhet një vend i BE-së ndonjë ditë.

Po me këtë lloj, me këtë lloj standardi kriminal, kundra pluralizmit, Shqipëria s'ka rrugë tjetër veçse të zhyten keq e më keq në këtë batak ku ka hyrë.’, tha ndër të tjera Petrit Vasili në SYRI TV.