VIDEO/ Balliu: Sulmi ndaj ekipit të SYRI TV i papranueshëm, protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me incidentin ndaj ekipit të SYRI TV gjatë protestës së djeshme, duke e cilësuar të papranueshëm sulmin ndaj gazetarëve dhe operatorëve në terren.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, Balliu deklaroi se asnjë forcë politike apo institucion nuk ka të drejtë të vërë në rrezik punonjësit e medias, pavarësisht linjës editoriale që ato ndjekin.

Në bisedë me moderatorin Arnold Karriqi, Balliu tha se,  edhe mediat që mbështesin politikat e qeverisë meritojnë mbrojtje dhe respekt gjatë raportimit në terren. Ai tha se opozita është kujdesur gjithmonë për sigurinë e gazetarëve gjatë protestave dhe përplasjeve me policinë.

‘Kam pasur shpeshherë raste kur operatorë apo gazetarë të mediave të cilat mund të mos jenë media mbështetëse ndaj politikave të opozitës, po dolën ju edhe mbështetëse ndaj, janë mbështetëse ndaj politikave të qeverisë.

Po ajo nuk e jep të drejtën askujt, qoftë kjo qeverisë jo e jo, po as opozitës dhe askujt, që të sulmojë, dhe të vejë në rrezik, gazetarët. Në këtë, në këtë dhe jemi munduar gjithmonë, pavarësisht se çfarë, dhe po të pyeten gazetarët e terrenit me të cilët unë kam marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht se nga çfarëdo lloj medie të vijnë, ata e dinë shumë mirë që ne kujdesemi gjithmonë që për gazetarët t'i mbrojmë ata gjatë përplasjeve, gjatë përballjeve, se protesta të atilla janë, me përplasje.

Dhe ne kujdesemi gjithmonë.

Kurse sot, shikoni linjën editoriale të pjesës më të madhe, nuk po themi të të gjithave, të pjesës më të madhe të mediave, nuk e kanë asnjë fjalë ëh, për sulmin që u bë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ujë drejt kamerave të Syrit TV, të cilat po kapnin në ato momente provokimin e pushtetit, provokimin e qeverisë së Edi Ramës, e bërë nëpërmjet urdhërave të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Dhe është e turpshme të mendosh që, këtu kemi të bëjmë me një, jemi në një situatë ku ende në burg janë protestues kundër, të cilët kanë protestuar kundër Akshit, kundër organizatës kriminale të Akshit, kundër vjedhjeve që janë bërë qytetarëve, kundër Belinda Ballukut.

Ndërkohë që Mirlinda Karçanaj e Akshit është e lirë, tanimë, ka dalë e lirë, ëh e nxorr e nxorri dje Edi Rama, pardje e nxorri Edi Rama. Ndërkohë Ergys Agasi është i lirë, ndërkohë Belinda Balluku është e lirë, jo vetëm është e lirë, po vazhdon të vjedhë paratë e qytetarëve shqiptarë.

Dhe ndërkohë po bëhet gati edhe për Erion Veliajn, i shkojnë të gjithë ato mbështetjen me pamje qesharake, të cilat të vjen keq edhe për figura që dikur gëzonin respekt në shoqëri dhe sot përbuzin figurën e tyre me akte të cilat nuk u shkojnë ëh atë asaj çfarë ata figura, ato figura përfaqësojnë dhe këtu e kam fjalën për të gjithë aktorët të cilët në një mënyrë të pashpjegueshme ulin veten dhe të shkojnë tek një hajdut si Erion Veliaj.

Pra kemi të bëjmë me një inkriminim dhe korruptim total të mendimit në shoqëri nëpërmjet ëh pagesave që u bëhen disa mediave apo disa analistëve dhe gazetarëve, përfshirë këtu po doni ju, edhe njerëz nga bota e artit, të cilët kanë vetëm një mision, të korruptojnë mendimin e qytetarëve për t'i hedhur hi syve.

Por askush nuk mund t'i hedhë hi syve qytetarëve shqiptarë sepse ato e ndjejnë tek xhepi i tyre, e ndjejnë tek barku i tyre. 23.4% e qytetarëve sot jetojnë me 8$ në ditë. Çfarë kujtojnë këto se me një puthje në ballë do mund t'i hedhin hi syve qytetarëve shqiptarë? 45% e qytetarëve shqiptarë sot rrezikojnë varfëri ekstreme.

Dhe këto janë të gjitha të dhëna nga Banka Botërore, jo nga opozita. Si mund t'i hedhësh hi syve sepse po bën një lajm Balluku në median e vet të ABC-së apo çfarëdo lloj medie që ka sot ajo.

Në të gjithë, në të gjithë, në të gjithë, në të gjithë këtë dhunë pushteti, në të gjithë këtë sulm që i bëhet ë të vërtetës, të drejtës, qytetarët pavarësisht gjithçkaje dolën në mënyrën më heroike në një përballje frontale me këtë pushtet kriminal dhe për këtë ato meritojnë një falenderim të madh sepse janë aty jo vetëm për, jo vetëm për ata që janë aty në protestë, por janë për çdo qytetar shqiptar, se beteja kundër Ramës është pa diskutim interes kombëtar dhe pavarësisht çfarë thonë nëpër media, ju bëj të qartë vetëm një gjë: protestat do të vazhdojnë dhe pa diskutim që do të marrin përgjigjen e merituar të gjithë narkopolicët që bllokuan dhe shkelën vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me protestat, e cila ka thënë që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë ku të dojë, sa herë të dojë, mjafton të njoftojë dhe nuk merret kurrsesi leje. Dhe dje policia ka shkelur këtë vendim’, u shpreh Klevis Balliu në SYRI TV.