Merz: Evropa dëshiron të punojë për të mbajtur aleancën e NATO-s funksionale!
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se Evropa dëshiron të punojë për të mbajtur aleancën e NATO-s funksionale, pavarësisht dallimeve me SHBA-në që ka nxjerrë në pah lufta e Iranit.
Tensionet midis administratës së Donald Trump dhe partnerëve evropianë të NATO-s kanë ngritur pikëpyetje rreth të ardhmes së NATO-s.
Pas kritikave të SHBA-së ndaj Evropës për shpenzimet e mbrojtjes dhe çështjeve si politika e imigracionit, tensionet janë rritur pasi Gjermania dhe vendet e tjera evropiane refuzuan të mbështesin luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit që filloi në fund të shkurtit.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson të shtunën, Merz tha: “Ne jemi vërtet të gatshëm ta mbajmë gjallë këtë aleancë për të ardhmen”.
Ai tha gjithashtu se Suedia dhe Finlanda kishin forcuar shtyllën evropiane të aleancës.
“E dimë që ka disa dallime. E dimë që të gjithë po shohim sfida, por qëllimi ynë përfundimtar është t'i japim fund këtij konflikti dhe të garantojmë që Irani të mos jetë në gjendje të prodhojë armë bërthamore. Dhe ky qëllim është një qëllim i përbashkët midis Amerikës dhe Evropës”, tha kancelari gjerman.