Gjirokastër/ Shkëndija e oxhakut shkrumbon banesën në fshatin Zhulat

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Në momentin e zjarrit në banesë nuk ndodhej njeri. Shërbimi Zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në oxhakun e shtëpisë.