VIDEO/ E kap prej flokësh dhe e hedh përtokë... Ish-i dashuri dhunon brutalisht të renë në lokal

Një rrahje brutale ka ndodhur të mërkurën pasdite në Heraklion të Kretës, ku një burrë ka sulmuar ish-të dashurën e tij në një kafene. Siç vihet re nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ai e ka kapur për flokësh dhe e ka hedhur përtokë.

Video është publikuar nga “cretalive.gr” dhe shihet gruaja që hyn e vetme në një kafene.

Një burrë, me sa duket i njohur prej saj, e ndjek, e sulmon, ia mbyll kokën me duar, e kap për qafe dhe e hedh përtokë.