VIDEO/ Policët civilë përpara selisë së PD, largohen sapo shohin kamerat

Ndërsa qytetarët kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, policë civilë janë vendosur në anë të Lanës dhe tek ura e vogël mbi lum.

Por pasi kanë parë kamerat, policët civilë janë larguar duke u fshehur nëpër cepa dhe shkurre anash Lanës.

Siç edhe duket në pamje, ata rrinë tek zona e Lanës që të ndalojnë qytetarët që dalin nga selia e PD.