VIDEO/ Dhunuan protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës, civilat fillojnë arrestimet e paligjshme të qytetarëve

Efektivët e policisë të veshur civilë, kanë nisur tashmë arrestimet e paligjshme të qytetarëve protestues, pasi i dhunuan dhe goditën me ujë e gaz lotsjellës.

Gjatë protestës së mbajtur këtë të premte nga opozita, efektivët e policisë nxitën përplasjen me protestuesit, pasi bllokuan bulevardin për të mos vijuar marshimin e tyre paqësor.

Shumë prej qytetarëve po shoqërohen në komisariat, ndonëse ishin në të drejtën e tyre për të protestuar pavarësisht provokimeve të policisë.