Dhunë pa kriter nga policia, lëndohet gazetarja e Syri TV në krye të detyrës, merr ndihmën mjekësore

Protesta e sotme paqësore e opozitës u shoqërua me ndërhyrje të ashpër të policisë, e cila dokumentuar edhe nga raportimet nga terreni përdori ujë dhe gaz lotsjellës pa kriter ndaj qytetarëve dhe mediave.

Mes të prekurve ishte edhe gazetarja e Syri TV, Marsida Korreshi, e cila pati probleme shëndetësore gjatë raportimit dhe mori ndihmë të menjëhershme nga autoambulanca në vendngjarje.

Në kontrast të plotë me sjelljen agresive të policisë, Syri TV po dëshmon profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, duke qëndruar në vijën e parë për të dokumentuar realitetin dhe për të sjellë të vërtetën tek publiku, pavarësisht presionit dhe rrezikut.

Gazetari Fatjon Gjinaj: Të paktën çfarë kemi parë me sy të lirë, me aparate fotografike dhe kamera me rezolucion të lartë, kanë qenë një numër prej më shumë se 20 punonjësish vetëm në monitorim  të lëvizjes së protestuesve, ndonëse bëhet fjalë për një protestë paqësore. E tillë ishte edhe e sotshmja, duhet thënë, një nga më të qetat nga ana e qytetarëve dhe e organizatorëve pa më të voglin incident, përveç rastit kur ata u penguan që të kalonin dhe të vijonin marshimin e tyre në drejtim të Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe që vijon itinerari, qoftë nga ushtari i panjohur apo nga godina e Kuvendit të Shqipërisë. Do të shohim me shumë gjasë pas mbylljes së protestës që është zvendosur tashmë numri i qytetarëve tek selia e Partisë Demokratike, të nisë edhe represalja policore nga shërbimet e policisë për të shoqëruar dhe plotësuar atë që është konsideruar gjerësisht nga opozita si plotësimin e numrave. Që ju kërkohen përsa i takon arrestimeve. Por nuk di se kush mund të jetë i arrestuar sot, kur sot qytetarët në fakt u ndaluan të ushtrojnë të drejtën e tyre, të drejtën e tubimit.

Gazetari Fatjon Gjinaj:  E themi edhe këtë ndoshta për ta mbyllur, në këtë aspekt, ndoshta për ta mbyllur në këtë aspekt që ka të bëjë me anën tjetër të medaljes, sjelljes së veprimeve të policisë. Dhe ndoshta ky të shërbejë dhe si apel për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore dhe instancave që merren me etikën profesionale dhe ligjore të punonjësve të policisë. Përsa i takon kriterit dhe metodës së hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës. A ishte e nevojshme ditën e sotme? Kemi nisur edhe disa pamje që nuk janë kursyer jo vetëm deputetë, qytetarë, kryetar i Partisë Demokratike, por edhe grupet e xhirimit. Armand Varfi ndodhej në automjetin e Syri Televizion mbi kabinën e automjetit, duke regjistruar atë çfarë ndodhte dhe ishte një nga personat që vetëm po kryente detyrën e tij dhe që  ra pre e veprimeve të pakuptueshme policore. Marsi Korreshi, kolegja jonë, ka patur një situatë që është dashur edhe ndërhyrja policore. Nuk di nëse do të duhet ta, Po, po, i kërkoj operatorit Armand Varfi të kthejë kamerën nga autoambulanca që ka mbërritur për të marrë edhe kolegën Marsi Korreshi, më sinjalizojnë.

Armela Ferko: E cila ka probleme si pasojë e hedhjes së ujit , Fatjon?

Gazetari Fatjon Gjinaj:  Gazit lotsjellës dhe ujit. Ka qenë një hedhje pa kriter. Unë e kam takuar vetëm pak  minuta më parë dhe ka patur  një gjendje jo të mirë shëndetësore. Dhe është dashur ndërhyrja e autoambulancës dhe shërbimeve mjekësore. Është brenda automjetit momentalisht dhe po merr ndihmë nga stafi mjekësor i mbërritur pasi e kemi sinjalizuar ëh që ëh është e nevojshme, e detyruese, marrja e ndihmës mjekësore. Pra, nëse flasim për, pasi në fakt Armela, më lejo ta them, gazetari është për të çuar lajmin, për të transmetuar lajmin, ka thënë të vërtetën dhe për të thënë atë çfarë ndodh dhe kurrsesi nuk duhet të jetë vetë lajmi. Fatkeqësisht...

Armela Ferko: Patjetër, sigurisht. Ndërkohë që po bëhet prej disa protestash. Po, e drejtë. Gazetarë, operatorë. Pamë një tjetër pamje, po kemi pasur edhe operatorë të tjerë në protestat e mëparshme që janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me ujë. Sot kemi pasur të paktën dy raste në Syri Televizion. Një ka qenë në transmetim live dhe kemi mundur ta dëshmojmë, le të themi kështu, live. Ndërkohë, një video tjetër i jemi referuar vazhdimisht një tjetër kolegu i yni, i cili duhet theksuar se kemi parasysh Fatjon që ndjekin edhe familjarët transmetimet dhe bëjnë të qetësohen ata. Kolegët janë mirë. Edhe kolegja Marsi Korreshi thjesht ka nevojë për një ndihmë si pasojë e asaj çfarë ka ndodhur, por nuk përbën diçka  serioze. Kjo është për të qetësuar familjarët që na ndjekin live.

Gazetari Fatjon Gjinaj: Edhe në fakt është një situatë për të, për të mos e tejkaluar jo vetëm me reagimin e disa organizatave apo shoqatave, por për të marrë zgjidhje edhe institucionale. Përgjegjësit, për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre kur ato nuk janë proporcionale. Stafet mediatike, gazetarët, operatorë, shoferë, stafe teknike që shpesh bien në situata të tilla, nuk duhet t'i kalojnë situata të tilla. Ata janë për të raportuar dhe natyrisht edhe planizimi i shërbimeve policore apo i ndërhyrjeve të tyre duhet të jetë i planizuar dhe të shmangë çdo lloj qytetari që nuk është në konflikt me ligjin, por është duke bërë detyrën e tij. Ka një standartizim të punës dhe veprimeve.