VIDEO/ Çifti i civilave të partisë survejojnë selinë e PD-së, demokratët i demaskojnë…
Të tjera momente tregojnë se Policia e Shtetit ka vendosur në survejim selinë e Partisë Demokratike pak momente para protestës kombëtare të thirrur nga opozita përballë Kryeministrisë.
Pas fotografimit të dy vajzave civile të cilat dyshohet se janë police dhe po fotografonin ambjentet e selisë blu, një tjetër çift civilash është demaskuar pranë rrethimit të PD-së.
Në një moment, shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-ë, Flamur Noka i cili i kërkon të largohen, por në një moment të dytë, i njëjti çift shfaqet në krahun tjetër të rrethimit të selise blu.