Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19, Spaleti e grumbullon për herë të parë me Juventusin
Arman Durmishi provoi për herë të parë në këtë javë, se si është të stërvitesh me ekipin e parë të Juventusit.
Talenti i Shqipërisë U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, që po përgatit transfertën me Leçen.
Durmishi shkëlqeu në këtë sezon me Juventusin U-20. Dhe pse 17 vjeç, ishte golashënuesi kryesor i ekipit në Primavera.
Sulmuesi i Kombëtares U-19 realizoi 10 gola në 23 ndeshje ku mori minuta.
Interesante do të jetë nëse Juventusi do i japë mundësinë për të qenë në stol me ekipin e parë.