SYRI TV/ Rama tallet dhe ironizon Gjermaninë: Partnerët gjermane janë pas nesh, Gjermania punon ende me fax

Kryeministri Edi Rama ka tallur dhe ironizuar Gjermaninë, duke e cilësuar shumë pas Shqipërisë në aspektin digjital. Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur partnerët gjermanë vendosën alarmin për tenderat korruptivë dhe abuzimet në AKSHI, ku operonte një grup i strukturuar kriminal.

Ndërsa Gjermania ka shfaqur shqetësime në lidhje me korrupsionin dhe abuzimin me tenderat korruptivë sa i përket dosjes së AKSHI-t, kryeministri është tallur dhe ka ironizuar partnerët gjermanë, duke thënë se ata janë shumë pas Shqipërisë sa i përket digjitalizimit.

Por ndërsa Rama pretendon se ka kaluar edhe Gjermaninë, SPAK u vendos në lëvizje për grupin kriminal të AKSHI-t, pikërisht nga autoritetet gjermane, të cilat dhanë alarmin pas denoncimit të biznesmenit Gerond Mecce, i cili u mor peng për tenderat e AKSHI-t.

Ndërkohë, shqetësimi i fundit i ardhur nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë lidhet me krijimin e bankës online “Xhet Bank”, pas së cilës qëndrojnë persona të përfshirë në skemën mashtruese të call center-it.