Sot në 19:00 protesta para Kryeministrisë, demokratët e Lushnjes nisen në grupe drejt Tiranës
Lushnja edhe këtë herë nuk do të mungojë në pjesëmarrje në protestën e opozitës. Qindra demokratë pjesë të strukturave të PD në Lushnje do të marrin pjesë në orën 19:00 në protestë në Tiranë.
Nisjet kanë qenë personale dhe jo të organizuara në grupe.
Demokratët por edhe simpatizantë dhe qytetarë të thjeshtë kanë udhëtuar me mjete të vogla drejt Tiranës.