Me 13 akuza mbi shpinë për korrupsion, Veliaj përdor artistët për show, i rreshton tek Administrativja
Sot Erjon Veliaj u paraqit me pranga në duar duke u munduar ti fshehë si gjithmonë me ndonjë libër apo dosje në Gjykatën Administrative.
Aty po zhvillohet një teatër i mirë ideuar nga stafi i Veliajt dhe po trajtohet një padi qesharake ndaj prokurorit që ka në dorë dosjen e korrupsionit të tij në SPAK, Ols Dado.
Për ta kuptuar mirë që gjithçka ishte një shoë për ti dhënë paksa bujë akuzës absurde të avokatit të Velijat që është nën hetim nga SPAK, duhet të shikojmë artistët që ishin në ambientet e Gjykatës Administrative.
Aty ishte aktori Robert Ndrenika i cili u ul në sallë që të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Dado. Nuk harrohet kollaj firma e Ndrenikës që e vetmja godinë arti si Teatri Kombëtar të rrafshohej ne mes te Tiranës nga fadromat e babëzizë së betonit të drejtuara nga Veliaj.
Po ashtu në seancë duket se do të marrin pjesë edhe aktori i njohur i humorit, investori strategjik i rilindjes Gazment Paja dhe këngëtari Ardit Çuni. Edhe ata janë parë të mbërrijnë me pompozitet në Gjykatë, që ti shërbëjnë sa më shumë spektaklit të Veliajt që në GJKKO gjen një mijë arsye që të mos shkojë por që këtu kishte ardhur edhe me pranga edhe me buzqeshje. I duket vetja akoma shef i 5D, por me pranga.