Vizita e Rubios në Romë, nën masa të rrepta sigurie! Mbyllen rrugët për automjete e këmbësorë
Vizita e Rubios në Romë, nën masa të rrepta sigurie! Mbyllen rrugët për automjete e këmbësorë
Është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie vizita e sekretarit amerikan të shtetit sot në Romë, ku u takua me kryeministren Giorgia Meloni dhe ministrin e jashtëm dhe zv/kryeministrin Antonio Tajani.
Gazetarja e Syri Tv sjell pamjet ku autoritetet italianë kanë vënë në masë të katërt sigurie një perimetër të gjerë pranë kryeministrisë italiane ku u zhvillua takimi Meloni – Rubio. Rrugët janë mbyllur për automjete dhe këmbësore.
Takimi mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në Pallatin Chigi zgjati rreth një orë e gjysmë.
Takimi nisi pak para mesditës me një shtrëngim duarsh dhe shkëmbim përshëndetjesh mes dy zyrtarëve.