Sekretari Amerikan i Shtetit me origjinë Italiane, merr dhuratë pemën gjenealogjike të familjes së tij

Nga Alba Kepi 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitës së tij zyrtare në Farnesina, (selia e Ministrisë së Jashtme italiane), mori sot si dhuratë pemën e e tij gjenealogjike dhe dokumente historike që dëshmojnë origjinën italiane të familjes së tij nga Casale Monferrato.

Dokumentet janë rezultat i kërkimeve të kryera në arkivat komunale dhe kishtare të zonës, pas zbulimit që Rubio bëri në fillim të vitit 2026 se kishte paraardhës nga rajoni i Piemonte. Kjo deklaratë nxiti autoritetet lokale të nisnin verifikime historike për të rindërtuar historinë e familjes së tij.

Dhurata simbolike iu dorëzua nga presidenti i Rajonit Piemonte, Alberto Cirio, dhe kryetari i bashkisë së Casale Monferratos, Emanuele Capra. Ceremonia u zhvillua në kuadër të takimit të Rubios me ministrin e Jashtëm italian dhe zv/kryeministrin Antonio Tajani.