Berisha: Sot në ora 19:00 të gjithë bashkë tek Kryeministria kundër këtij narko-regjimi
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen sot në protestën kombëtare të opozitës.
“Sot, ora 19:00 të gjithë bashkë tek Kryeministria kundër këtij narko-regjimi,” shkruan Berisha.
Kjo protestë vjen pikërisht pasi Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka damkosur qeverisjen e Edi Ramës në një raport me tone të forta kritike.
Po ashtu, Shqipëria e Edi Ramës është shpallur zyrtarisht autokraci elektorale, çka do të thotë se zgjedhjet e vitit 2025 ishin një farsë elektorale.