U vra në atentatin në Sarandë, Shoqata ‘Çamëria’: Rexhep Ismaili zë i palëkundur i çështjes çame!
Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.
Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.