", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/08/auto_Screenshot_2026-05-08_0913021778224605.png", "width": 900, "height": 741 } }

VIDEO/ Barcelona i ‘rrëmben’ Realit talentin 11-vjeçar, konsiderohet ‘magjistar’ i futbollit

Barcelona vazhdon të investojë te talentët e rinj dhe së fundmi ka siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më premtues të moshave në Spanjë. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me CD Oliver për transferimin e talentit 11-vjeçar Mateo Junza, një lojtar që ndiqej me interes edhe nga Real Madridi.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Zaragozës, që përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Barcelona dhe CD Oliver kanë arritur një marrëveshje për transferimin e futbollistit të lindur në vitin 2015. Sipas klubit spanjoll, katalanasit e kanë ndjekur prej kohësh lojtarin dhe pas një monitorimi të gjatë kanë vendosur ta afrojnë në akademinë e tyre.

Mateo Junza konsiderohet një nga talentët më të veçantë të brezit të tij. Në Spanjë ai është cilësuar si një “magjistar” i futbollit për aftësitë teknike dhe kreativitetin në fushë. Përveç Barcelonës, interes për të kishin shfaqur edhe Reali dhe Villarreali.

Talenti i ri iu bashkua CD Oliver kur ishte vetëm katër vjeç dhe shumë shpejt nisi të tërhiqte vëmendjen me paraqitjet e tij. Klubi aragonez e përshkroi atë si një futbollist me “talent të veçantë dhe unik”, duke theksuar se pasioni i tij për futbollin dhe lidhja me ekipin kanë qenë elementë kyç në zhvillimin e tij.

 

Me fanellën e CD Oliver, Junza arriti të fitonte kampionatin “Benjamín Preferente”, titulli i parë në historinë e klubit në atë kategori. Ai ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.

Së fundmi, Mateo Junza përfaqësoi edhe Aragon under-12 football team në Kampionatin e Spanjës për përfaqësueset rajonale U-12. CD Oliver e prezantoi atë në turne me fjalët: “Një magjistar në shërbim të Aragonës”.

Barcelona shpreson që talenti i ri të vazhdojë zhvillimin në akademinë e famshme “La Masia”, aty ku janë rritur shumë prej ‘yjeve’ më të mëdhenj të futbollit botëror.

View this post on Instagram

A post shared by CD OLIVER (@cd_oliver_urrutia)