Tensioni kishte nisur që para takimit, pasi tifozët e Independiente Medellín ishin të revoltuar me drejtuesit dhe lojtarët pas eliminimit nga “play off”-i i kampionatit kolumbian. Gjatë nxehjes, futbollistët vendas u pritën me fishkëllima dhe ofendime nga tribunat.

Më pas situata degradoi edhe më shumë. Në tribunën veriore, ultrasit nisën kore kundër klubit dhe tentuan të pushtonin fushën. Njësitë speciale të policisë hynë në stadium për të shmangur përplasjet, por tifozët krijuan një “mur njerëzor”, duke refuzuar të largoheshin dhe duke vazhduar të hidhnin mjete piroteknike drejt policisë dhe fushës.

PARTIDO DETENIDO EN MEDELLÍN 🏆⚠️

DISTURBIOS Y PROTESTAS DE LA HINCHADA DEL DIM EN EL ATANASIO GIRARDOT ⚠️

LOS JUGADORES DE INDEPENDIENTE MEDELLÍN Y FLAMENGO SE FUERON AL VESTUARIO ⚠️ pic.twitter.com/MEPcM0Ddfw

— Out of Context Libertadores (@OC_Libertadores) May 8, 2026

Autoritetet tentuan edhe zbrazjen totale të stadiumit për të vazhduar ndeshjen pa tifozë, por operacioni dështoi për shkak të rezistencës së huliganëve. Përballë rrezikut të një përshkallëzimi edhe më të madh të dhunës, policia u detyrua të tërhiqej nga disa sektorë të tribunave.

Pas më shumë se 90 minutash pritjeje, CONMEBOL konfirmoi zyrtarisht se sfida nuk do të rifillonte për mungesë garancish sigurie.

Tashmë pritet vendimi i organeve disiplinore të futbollit amerikano-jugor, por sipas rregullores së CONMEBOL-it, skuadra që konsiderohet përgjegjëse për ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes humbet takimin në tavolinë me rezultatin 3-0. Për këtë arsye, skenari më i mundshëm është që fitorja t’i akordohet Flamengos.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/08/auto_Screenshot_2026-05-08_0907231778224051.png", "width": 900, "height": 510 } }

VIDEO/ Kaos në Kolumbi, ndeshja e Flamengos ndërpritet pas vetëm një minute

Skena të rënda dhune dhe kaosi u regjistruan në Copa Libertadores, ku sfida mes Independiente Medellín dhe Flamengos u ndërpre dhe më pas u anulua për shkak të mungesës së sigurisë në stadium.

Takimi, i vlefshëm për raundin e katërt të fazës së grupeve, zhvillohej në ‘Estadio Atanasio Girardot’, por zgjati vetëm pak më shumë se një minutë. Tifozët vendas krijuan tensione të mëdha që para nisjes së ndeshjes, ndërsa situata doli plotësisht jashtë kontrollit menjëherë pas fillimit të saj.

Pavarësisht masave të forta të sigurisë dhe nëntë unazave të kontrollit të vendosura nga autoritetet, tifozët arritën të fusnin në stadium një sasi të madhe mjetesh piroteknike. Nga tribunat nisën të hidheshin fishekzjarre dhe flakadanë drejt fushës, ndërsa në disa sektorë pati edhe tentativa për t’u vënë zjarrin ulëseve të stadiumit.

Arbitri kryesor, Jesús Valenzuela, vendosi që në minutën e parë t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes. Delegacioni i Flamengos, që drejtohet nga trajneri portugez Leonardo Jardim, shprehu menjëherë shqetësim për sigurinë e futbollistëve.