Gjykata e Lartë, realisht Gjykatë e Ulët e mizerabilitetit të lartë!
Nga Petrit Vasili/
Karcanaj akuzë për miliona euro lehtësohet, Meta akuzohet për përralla dhe izolohet në burg.
Gjykata e Lartë mban qendrime tamam si Gjykatë e shitur totalisht te pushteti.
Lehtëson masën e sigurisë të Karçanajt, vetëm dy herë në muaj me detyrim paraqitje megjithse akuzat janë shumë të rënda dhe përgjimet e dokumentet janë kaq diskredituese.
E lehtësuan Karçanain, aferim Gjykata e Lartë.
Po për Ilir Metën, që akuzohet për përralla pa asnjë provë, fakt, shkrese a dokument dhe pa asnjë gram përfshirje në asnjë tender apo fond publik, përse refuzuan lehtësimin e masës së sigurisë????
Pra Gjykata e Lartë në mënyrë të pacipë mban dy qëndrime krejt të kundë, pra e butë e dashur dhe e ëmbël me pushtetin e korruptuar me qindra milionë euro, dhe nga ana tjetër sillet egërsisht ndaj opozitës ndonese nuk ka asnjë provë e fakt ndaj saj.
Pushteti urdheron siç do vetë Gjykatën e Lartë dhe e ka kthyer në një zorrë qorre të qeverisë.
[🚩] Kur Edi Rama dha urdher Gjykata e Lartë filloi shqyrtimin e standarteve të paraburgimit sepse po dilnin në shesh mjaft efendilerë të pushtetit të korruptuar.
[🚩] Kryetari Sadushi në funksion të puçit të rrembimit të mandateve të Gjykatës Kushtetuese si kryetar i KED sipas Prokurorisë së Përgjithshme
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka kryer verifikim të plotë për Dekriminalizimin e të paktën 12 kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, gjatë vitit 2025.
[🚩] Kryetari Sadushi ne shkelje flagrante te Kushtetutes hapi vakancen per anetar te Gj.Kushtetuse duke mos e pasur kete te drejte, te cilen e ka me ligj vetem Gjykata Kushtetuese vete.
[🚩] Gjykata e Larte manipuloi votimet per anetar te Gj.Kushtetuese, manipulime te denoncuara zyrtarisht dhe publikisht nga kandidatet ne gare.
Kjo gjykate nuk meriton gjekundi emrin Gjykate e Larte por i shkon emrin Gjykate e ulet e mizerabilitetit te larte.
SPAK boll u fshehe, koha qe kjo gjykate te pergjigjet penalisht ka ardhur dhe ka kaluar...!