DEL FOTO/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë

Në foton  e mëposhtme është shtetasi Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashtës në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ismaili raportohet se është pronar i një karburanti në Sarandë, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Në vendngjarje ndot grupi i ekspertëve kriminalistikë, të cilët kanë rrethuar zonën e krimit e po kryejnë veprimet hetimore.