FOTO/ UEFA publikon formacionin e javës të Champions League
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës pas përfundimit të gjysmëfinaleve, ku spikasin emrat që dërguan skuadrat e tyre drejt finales së madhe.
Siç pritej, formacioni dominohet nga lojtarët e PSG-së dhe Arsenalit, dy protagonistët që do të ballafaqohen për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.
Sulmi udhëhiqet nga Dembélé-Saka, të cilët ishin vendimtarë në kualifikimin e ekipeve respektive, dhe Luiz Diaz.
Mesfusha është një përzierje perfekte e forcës dhe teknikës me Rice, Kimmich, Kvaratskhelia dhe talentin e ri Doué.
Ndërkohë, mbrojtja dhe porta janë "blinduar" nga Raya, Saliba, Pacho dhe Pubill, duke treguar stabilitetin që i dërgoi këto klube deri në fund.
Finalja e madhe e këtij edicioni mes PSG-së dhe Arsenalit do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin magjik "Puskás Aréna" në Budapest, Hungari.
Për Parisin kjo është mundësia për të mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa "Gunners" e Londrës kërkojnë lavdinë e parë historike në këtë garë.