Hoxha: Çmimi i lartë i naftës po varfëron shqiptarët, qeveria po pasurohet me taksa
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, kritikoi ashpër në Kuvend politikën fiskale të qeverisë për karburantet, duke e cilësuar aktin normativ për uljen e akcizës si të pamjaftueshëm dhe pa ndikim real për qytetarët.
Sipas tij, çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë familjare, bujqësinë dhe shportën e konsumit, ndërsa shteti vijon të përfitojë miliona euro nga taksat mbi karburantet.
Flamur Hoxha: Të dashur qytetarë, kolegë deputetë, sot po trajtojmë një temë që nuk është thjesht një numër në tabelat e pikave të furnizimit me karburant, por një peshë që rëndon mbi çdo tryezë shqiptare, krizën dhe çmimin e lartë të karburanteve. Ajo që ne po shqyrtojmë sot nuk është një ndihmë e vërtetë, por është një tallje e radhës e paketuar me terminologji teknike dhe gjoja urgjencë kushtetuese. Ne jemi këtu për të diskutuar një akt normativ që na shitet si shpëtim, ndërkohë që thjesht është një mjet për të mbajtur në këmbë një skenë zhvatjeje që pasuron qeverinë në kurriz të shqiptarëve më të varfër. Nëse kthehemi në kohë, periudha pas vitit 2013 shënon një kthesë rrënjësore në mënyrën se si e paguajmë lëvizjen dhe prodhimin.
Sot Shqipëria renditet, si gjithmonë, në majat e listës europiane të çmimit më të lartë të naftës dhe karburanteve, duke sfiduar logjikën e fuqisë sonë blerëse dhe standardin e jetesës. Ky ndryshim filloi me politika fiskale që goditën direkt xhepin e qytetarit. Taksa e qarkullimit dhe përfshirja e saj brenda çmimit të naftës ishte hapi i parë që i bëri, e bëri karburantin tonë një nga produktet më të taksuara në rajon. Sot mbi 60% e saj, e paguajmë për një litër karburant, janë taksa. Janë akcizë, taksa e karbonit, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja, siç e tha më parë dhe kolegia Xhixho me tabelën përkatëse. Kjo strukturë e ka kthyer naftën nga një mjet i nevojshëm jetese në një luks të detyruar. Pse jemi në këtë gjendje? Arsyet janë sa të brendshme dhe aq të jashtme.
Mungesa e një tregu plotësisht konkurrues dhe dyshimet për marrëveshje okulte bëjnë që çmimet të rriten me shpejtësinë e dritës kur bursa rritet, por të ulen me ritmin e breshkës kur bursa bie. Pasiguria që vjen nga pandemia Rilindje, tërmet, luftë në Ukrainë, edhe së fundmi luftës në Iran, e gjen Shqipërinë gjithmonë, gjithmonë të pambrojtur. Megjithëse u krijua mekanizmi si Bordi i Transparencës, ky mekanizëm shpesh është parë si mjet që thjesht legjitimon çmimet e larta. Paradoksi është që ne, që jemi një vend që nxjerr naftë nga nëntoka, e paguajmë atë më shtrenjtë se vendet e tjera që nuk e kanë asnjë pikë nafte në nëntokë, duke treguar dështimin e përpunimit vendas. Qeveria na premton një ulje të aksizës me 20%. Në terma 20% për kë do të thotë çfarë është? Po ta shohim me miniaturë, me shkronja të vogla. Ulja aktivizohet vetëm nëse çmimi kalon 220 lekë për litër. Në këto 45 ditë, vetëm katër-pesë herë është kaluar çmimi 220 ALL dhe kjo ndihmë pothuajse ka qenë inekzistente.
Edhe kur pragu rritet, supozojmë mund të shkojë 250, prapë ndihma apo kompensimi është po aq për 220 lekë. Nëse do shkojë 219, dihet që nuk ka asnjë lloj ndihme. Gjatë muajve mars dhe prill, shteti ka mbledhur mbi 10 milionë euro nga TVSH-ja, vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Ky është një fitim i papritur që shteti e ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve. Kriza e karburantit nuk është vetëm problemi i makinave private. Ajo godet shtyllat e shoqërisë shqiptare. Bujqësia dhe fermerët shqiptarë paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon, duke e bërë prodhimin vendas aspak konkurrues. Edhe pse taksë qarkullimi këtu, kush e din, e di se për çfarë ato duhet ta paguajnë. Shporta e konsumit, nga rritja e çmimit të naftës është automatikisht rritje e çmimit të bukës dhe të produkteve të shportës. Varfërimi i familjeve dhe shtresës së mesme po detyrohen të zgjedhin mes lëvizjes dhe nevojave të tjera bazë. Këtu do të ndalem të bëj një pyetje në fakt, dikush, si prind, si qytetar, si ministër, si nuk e di, si pensionist, të më thotë, si ka mundësi, përderisa po diskutojmë taksat, një shtet i zhvilluar si Italia për produkte të shportës nga 22% e ka 6% TVSH-në. 3.7 herë më pak.
Ne nga 20, pse s'e bëjmë pesë? Që ta blejnë miellin, sheqerin, vajin, vezën e të tjerë me radhë, më lirë. Apo nuk ju bën përshtypje, nuk shkoni në supermarket për të blerë. Nuk i pyesni njerëzit sa kushtojnë. Cila është zgjidhja reale? Ne nuk mund të mjaftohemi me justifikimin se çmimet i cakton bursa. Kemi propozime konkrete, si opozitë, janë dhe propozimet e kolegut Bozdo. Me uljen e menjëhershme apo heqjen e taksës së qarkullimit për litër me 35 lekë. Ose jo, pse s'gjendet ndonjë metodë tjetër, atë të reduktimit të akcizës në mënyrë automatike për çdo tepricë TVSH-je që krijohet nga rritja e çmimeve, pa pritur pragjet qesharake, siç e ka Italia. Mbështetje për prodhimin, propozim tjetër.