Mbledhje urgjente te Real Madridi
Skuadra e Real Madridit është duke mbajtur një mbledhje urgjente.
“Marca” raporton se të gjithë lojtarët dhe stafi janë të ftuar në këtë mbledhje emergjente për ngjarjet e fundit.
Sot një tjetër incident ka ndodhur sot në stërvitjen e Real Madridit.
Dy futbollistët, Federico Valverde dhe Tchouameni janë përleshur sërish.
Madje sot ishte më keq sesa dje, duke bërë që lojtari nga Uruguai, Valverde, të shkojë në spital.
Ngjarja ka alarmuar drejtuesit e klubit madrilen, të cilët kanë thirrur menjëherë një mbledhje urgjente të skuadrës.
Asnjë lojtar nuk u largua nga qendra stërvitore pas përfundimit të seancës, ndërsa synimi kryesor ishte qetësimi i situatës dhe shmangia e një përçarjeje më të madhe në ekip.