'Raporti i PE konfirmon krizën e demokracisë në vend'/ Kedhi: Shqipëria po përjeton një anormalitet institucional të paprecedentë
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, me moderatorin Edvin Parruca, Nikola Kedhi, këshilltar i grupit parlamentar të PD, deklaroi se në Parlamentin shqiptar po kufizohet debati dhe roli i opozitës, ndërsa mazhoranca po pengon kontrollin institucional.
Ai akuzoi kryeministrin për mungesë llogaridhënieje, mosparaqitje në interpelanca dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kedhi tha se raporti i Parlamentit Europian paraqet një tablo të zymtë për Shqipërinë, duke evidentuar probleme me zgjedhjet, presionin ndaj votuesve, median dhe ndërthurjen e shtetit me partinë në pushtet.
Sipas tij, vendi ndodhet në një “puç institucional”, ku pushteti po shmang kontrollin demokratik.
Kedhi:
Në parlamentin e Republikës së Shqipërisë, prej kohësh nuk lejohet që të diskutohet asgjë thelbësore. Kryeministri nuk pranon të paraqitet në interpelanca kurtiret, institucionet e Republikës së Shqipërisë që e kanë detyrim ta bëjnë, nuk kthejnë përgjigje kërkesave për informacion të dërguara nga deputetët e parlamentit, qoftë të opozitës, por qoftë edhe disa të pozitës. që kanë që kanë dërguar kërkesa. Ndaj jemi në kushtet e një një anormaliteti, ku gjithmonë e më shumë ngushtohen hapësirat e opozitës dhe përpiqet që kjo shumicë, që duhet thënë nuk vjen nga nga vota e lirë, por është një një rezultat i vullnetit të deformuar i qytetarëve shqiptarë, përpiqet që të ngushtojë hapësirat por dhe t'i mbajë gjërat në fshehtësi. Nuk nuk ka diskutime për tema të mëdhaore të vendit, qoftë të sigurisë, qoftë të mbrojtjes, qoftë të ekonomisë, qoftë të bujqësisë, dhe askush nuk jep shpjegime për asgjë. Dëgjoja një nga deputetët e mazhorancës në një ditë në komision, ku thoshte që bujqësia është duke duke lulëzuar, është në ditët e veta më të mira. Dhe mjafton të shikosh raportimet që bën Instati, që nuk e kontrollon opozita, e kontrollojnë këta, Instatin dhe ta nxjerr me pesë vitet e fundit që është në rënie.
Tani e imagjinoni çfarë, kjo ka një term në anglisht që quhet gaslighting, që domethënë, të mashtrosh sy më sy në një farë mënyre dhe të thuash komplet të kundërtën e asaj që është sot. Raporti i Parlamentit Europian paraqet një tablo, për fat të keq duhet thënë, një tablo të rëndë të zymtë për Shqipërinë, dhe e them për fat të keq sepse ne nuk duam që Shqipëria të jetë në këtë në këtë pikë. Ne nuk duam që për Shqipërinë të flitet në këtë mënyrë. në parlamentin Europian, në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, apo në të gjithë forumet ndërkombëtare, por ky është realiteti. Sot flitet për zgjedhjet në Shqipëri që janë totalisht farsë, nuk janë as të lira as të ndershme. Flitet për një mjegullim të vijës ndarëse mes partisë në pushtet dhe shtetit. Dhe thotë dhe raporti i parlamentit Europian i miratuar me një shumicë shumë të madhe në komisionin e jashtëm dhe i referohet dhe raportit të OSBE-Odirit për këtë. Ne kemi diskutuar dhe së bashku, përdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje nga ana e Partisë Socialiste, një presion i madh që bëhet mbi votuesit, gjatë fushatës, më përpara e tjerë, duke i kërcënuar edhe me vendin e punës, apo me forma nga më të ndryshme.
Mediat, ky raport konfirmon sërish atë që thonë dhe raporte të tjera dhe ai i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut, i cili thoshte që gazetarët në Shqipëri vetë censurohen për shkak të pronarëve apo formave të ndryshme të presionit që bën qeveria mbi ta. Në raportin i djeshëm ngrinte shqetësim edhe për investimet që vijnë në Shqipëri, ngrinte nevojën e një mekanizmi të skriningut, pra të një hulumtimi që bëhet, të një rishikimi të atyre që vijnë të investojnë në Shqipëri, sepse ne kemi parë, është raportuar dhe në media për kompani të lidhura me me Rusinë, me individë, me kompani të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara apo nga Bashkimi Europian. Më pas është çështja e imunitetit atje dhe nuk besoj se e kanë në mënyrë abstrakte imunitetin, por e kanë për personin për të cilin është diskutuar imuniteti në katër-pesë muajt e fundit që është ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe që mazhoranca socialiste e mori në mbrojtje.
Ndaj janë të gjithë këto elementë të cilët ne i kemi ngritur prej kohësh, opozita në Shqipëri dhe pas dy misioneve që u mbajtën në vendin tonë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian dhe nga Partitë Popullore Europiane që qeverisin sot 12 vende, 13 vende të Bashkimit Europian, u pa se si është realiteti këtu, sepse ata takuan opozitën, takuan disa organizata të shoqërisë civile, mediat, por edhe përfaqësues të qeverisë. dhe dolën në këto konkluzione. Ndaj i takon shqiptarëve tani që të marrin fjalën dhe të reagojnë pasi institucionet ndërkombëtare janë duke e bërë këtë gjë tashmë.
Po, kjo është pyetja thelbësore, pyetëse. Në qoftë se nuk kanë asgjë për të fshehur, në qoftë se ky raport ishte kaq i mirë saç thonë me ata, pse fshihen? Pse nuk dalin të ballafaqohen? Pse kryeministri ka muaj të tërë që nuk paraqitet në në parlament, siç e ka detyrën që të jetë. Pse nuk janë ministrat në shumicën e seancave? Edhe një pjesë e madhe dhe e deputetëve, unë tani që u shkëputa për të biseduar me ju, deputetët socialistë ishin larguar dhe ata. se ministrat është bërë e zakon që që mos të jenë aty. Po ndërkohë, me forcën e kartonit dhe me me arrogancën e pushtetit të tepruar që kanë, ë përpiqen që të pengojnë opozitën të bëjë punën e vet të mbikëqyrjes dhe të parlamentit në përgjithësi që do duhet të bëjë mbikëqyrjen, por rolin kryesor e ka opozita, dhe kjo përmendej dhe në raportin e Parlamentit Europian, çështja e mbikëqyrjes. Opozitës i janë rrëzuar të gjitha kërkesat për komision hetimor, që është një e drejtë, nuk është çështje dëshire. Dhe ne këtë e ngatërrojmë në në Shqipëri mënyrën se si funksionojnë institucionet, se si ndërveprojnë ato njëra me tjetrën. Nuk është çështje dëshire që të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është detyrë. Nuk nuk ka as diskutim, as debat këtu. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese thotë që duhet bërë diçka ose që diçka është antikushtetuese, kjo do duhet të reflektohet nga pushteti legjislativ ose nga pushteti ekzekutiv. Dhe nuk ndodh kjo gjë. Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ndryshimet që u bënë në mënyrë të njëanshme për komisionet në parlamentin e Shqipërisë. Keni parë ju të ketë ndonjë reflektim dhe të ndryshojë mënyra se si i bën, si i organizuan ata komisionet? Komisioni i integrimit dhe i komisioni i jashtëm do duhet të ishin ndarë në momentin që vendosi Gjykata Kushtetuese që bashkimi i tyre ishte jo kushtetues, ose mënyra e bashkimit të tyre ishte jo kushtetuese. Po këtu vazhdon funksionimi njësoj. Nuk nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. As për për çështjen Xhaçka për shembull, apo për për çështje të tjera. Domethënë, këtu jemi në kushtet e një puçi institucional, ku njëri pushtet nuk lejon që të kontrollohet nga pushtetet e tjera.