I riu gjendet i mbytur në lumin Osum
Një 30-vjeçar nga lagjia "Çlirim" në qytetin e Beratit është gjetur sot i mbytur në lumë.
David Shehaj ishte larguar nga banesa në datë 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij. Pas dëshmive të marra nga disa persona të zonës se e kishin parë duke u hedhur në lumë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpjetë të Repartit Ushtarak në Poshnje, kanë nisur mëngjesin e sotëm kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit Osum.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet pas disa orë kërkimesh në lumë,në fshatin Remanicë dhe u transpirtua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,për t'ju nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.
30-vjeçari David Shehaj ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe me preçedentë penalë,pasi disa herë është arrestuar për vjedhje.