Berisha ironizon Braçen në Kuvend: Kush është i rrjedhur s’mban mend, flet me letra!
Kryetai i PD, Sali Berisha nuk e kurseu ironinë ndaj deputetit të PS, Erion Braçe në Kuvend, ku tha se ai që mban mend nuk është i rrjedhur.
Duke e sfiduar me të vërtetat e nxjerra në Parlament, lidhur me çmimin e lartë të karburanteve që shqiptarët detyrohen të paguajnë, Berisha tha se vendi ynë është unik sa i përket çmimit të kripur që paguhet për naftën.
'Së pari njëherë, flas me letra apo flas pa letër, kjo është çështja ime. Ai që është i rrjedhur, nuk i mban mend. Kjo është e vërteta. Çfarë t'i bëj unë memories time? T'i them, ta shuaj, t'i hedh letër? Jo. Ato që them unë janë të vërteta. Dhe s'ka asnjë vend në Europë dhe në botë me taksën 1.1 euro për litër nafte. Lexojeni dhe gjeni një vend ta ketë të tillë', u shpreh Berisha në kundërpërgjigje të Braçes.