Berisha: Dorëzoni Lubinë! Raporti PE-së damkos lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha kërkoi nga mazhoranca që t’i hapin rrugën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe dorëzimin e saj para organeve të drjetësisë.

‘Ky moszbatim është shkelmim i Kushtetutës, flagrant, del jashtë imagjinatës’, theksoi kryedemokrati.

Sipas Berishës, edhe raporti i Parlamentit Europian damkos lidhjet e fuqishme me krimin dhe mbrojtjen e korrupsionit.

Përsëri, maskë dhe hipokrizi. Përsëri, mbrojtje e Lubisë. Jam këtu dhe njëherë t'ju bëj thirrje: dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe gjykatë, sepse ky raport është absolutisht fund e krye, damkosës për farsën elektorale, damkosës për mbrojtjen e korrupsionit, damkosës për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

. Ky moszbatim është shkelmim i Kushtetutës, flagrant, del jashtë imagjinatës. Damkosës për lidhjet e fuqishme me krimin. Damkosës për humbjen e rolit të parlamentit. Damkosës për investime strategjike, e morët vesh apo jo?

Që kërkohet të anulohet amendamenti dhe ligji që keni bërë në 24-ën. Damkosës për konflikte interesi. Është marrë vesh botërisht se Edi Rama i ka falur vëllait të vet 38,000 m² tokë private. Se Edi Rama, në konflikt flagrant të interesit, ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e tij.

Se Abi Bank mori lidhjen e Surrelit si anëtare bordi. Ju kujtohet apo jo kur kur flisja unë këtu?