Presidenti i Iranit, bisedime të gjata me udhëheqësin suprem, Mojtaba Khamenei

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se kohët e fundit është takuar me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, sipas mediave shtetërore.

Agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit iranian raportoi se Pezeshkian zhvilloi një takim me Khamenein që zgjati gati dy orë e gjysmë, por nuk përmend me hollësi se çfarë kishin diskutuar ose kur ndodhi takimi. Raporti nuk përmend SHBA-në apo propozimin e saj për t'i dhënë fund luftës.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha vendimet e mëdha që ndikojnë në Iranin, përfshirë luftën, nuk është parë në publik që kur mori pushtetin pasi babai i tij, Ali Khamenei, u vra në një sulm amerikano-izraelit në ditën e parë të konfliktit më 28 shkurt.

Përveç disa deklaratave me shkrim të transmetuara në mediat shtetërore, ka pak ose aspak prova që tregojnë se sa i përfshirë është ai në punët e përditshme.

Duke qenë se është zhdukur kryesisht nga sytë e publikut, ka pasur spekulime të forta rreth gjendjes së tij, me disa raportime që sugjerojnë se ai mund të jetë i paaftë.

Kjo ka çuar në konfuzion mbi zinxhirin komandues të Iranit, me thashetheme se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të vendit janë në kontroll./ Guardian.