Trupa gjyqësore cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë për Erion Veliajn

Trupa e re gjyqësore ka vendosur që më 26 maj, në orën 10:00, të zhvillohet seanca e parë ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ndaj bashkëpandehurve të tjerë në këtë çështje.

Gjykimi do të drejtohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë do të jenë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.