I akuzuar për implikime familjare në të: Rama refuzon të përgjigjet në interpelancë për Jet Bank, ia kalon...

Partia Demokratike kishte kërkuar për seancën e sotme një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me Jet Bank, për të cilën opozita ka ngritur dyshime për lidhje me familjen kryeministrit.

Interpelanca u kërkua për sqarime lidhur me licencimin e bankës Jet Bank nga Banka e Shqipërisë, si dhe ndikimin e mundshëm të këtij licencimi mbi vlerësimin nga MONEYVAL.

Në seancën e sotme plenare, u bë me dije se kryeministri Edi Rama ia kishte deleguar interpelancën e kërkuar, ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Eriona Ismaili, pra, praktikisht e ka zhbërë edhe këtë interpelancë llogaridhënie ashtu siç ka bërë me tjerat, ç'ka përforcon dyshimet për lidhjet të familjarëve të tij me këtë bankë.

Vendim që ka ngjallur debate në Parlament, ndërsa opozita ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatën Kushtetuese.