Balluku - Denaj falën 123 milionë euro, Saraçi: SPAK duhet të vërtetojë dhe verifikojë ku shkuan paratë

Një shumë prej 123 milionë eurosh, e cila duhej të ishte arkëtuar në buxhetin e shtetit, dyshohet se i është falur kompanisë së nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ nën moderimin e Flavio Qarrit, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi u shpreh se referuar dokumenteve dhe të dhënave të bëra publike, në qendër të kësaj afere qëndrojnë dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar, Belinda Balluku, në atë kohë Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Anila Denaj, në atë kohë Ministre e Financave.

Kjo shumë, nëse do të ishte mbledhur, theksoi Saraçi, do të kishte shërbyer për të lehtësuar barrën fiskale mbi qytetarët, veçanërisht në çmimin e lartë të karburanteve.

Pasojat e këtij veprimi kanë qenë të rënda për arkën e shtetit, ku pavarësisht se gjoba u konfirmua nga vendime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese në vitin 2022, sipas Saraçit, urdhri ministror e mbajti pezull ekzekutimin e saj.

Kjo zvarritje bëri që afatet ligjore të skadonin, duke e bërë të pamundur mbledhjen e shumës prej 123 milionë eurosh, që për kryeredaktorin e Syrit, këto para konsiderohen tashmë të humbura përfundimisht, ose “të vjedhura”.

Sipas tij, kjo aferë shihet si pjesë e një skeme më të gjerë abuzimesh dhe shmangiesh fiskale nga ana e kompanisë, ku dëmi real mund të jetë shumë më i lartë se shifra prej 123 milionë euro.

Lexo dhe: Shkresa ekskluzive/ Shkelja e rëndë e Ballukut, si iu falën Bankers Petroleum 130 mln euro taksa ndaj shtetit

123 milionë euro, të cilat duhet të ishin në arkën e shtetit për të lehtësuar barrën e tyre fiskale, për këto taksat që thotë kryeministri apo Belinda Balluku që nuk mund të ulen sepse shiko se na duhen, edhe i marrim në këtë formë se sistemi e të tjera me radhë, edhe duhet që t'ia mbledhim juve. Por ndërkohë, me këtë faturën 123 milionë euro dhe sa e sa 123, për një episod, dhe sa e sa 123 milionë euro të tjera, këto taksa mund të mos ekzistonin fare ose të ekzistonin në formën më minimale dhe ne do të kishim një çmim nafte të ulët, si të paktën vendet e rajonit. Po për shkak të abuzimit të këtyre 123 milionë eurove e sa e 123 milionë euro të tjera, qytetarët shqiptarë detyrohen sot e gjithë ditën të paguajnë këtë çmimin e karburantit të shtrenjtë. Ajo që ka ndodhur dhe ajo që pamë në n emisionin Plug dhe nga dokumentet, është domethënë një aferë e ngjashme apo identike për sa i përket mënyrës së zhvatjes dhe të abuzimit, si me inceneratorët e Tiranës. Kryeministri doli me krenari në komision hetimor në atë kohë dhe tha, unë firmosa, fap, fap, 17 vendime brenda një dite për t'u gllabëruar...

Po pak rëndësi ka se kryeministri ka kohë edhe për fap fap edhe për nëntë muaj pune e të tjera e të tjera me radhë, dhe mori një vendim me 17 fap fap, gllabëroi 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Çfarë ndodh në rastin konkret? Belinda Balluku, jashtë kompetencave të saj, së bashku me ministrin e Financës Anila Denaj, por ishte një vendim i autoritetit doganor ky. Është në tejkalim sepse ato ishin vendimmarrje që duhet t'i merrnin institucionet në varësi të tyre, nuk ishin, nuk ishte pse të ushtronin autoritetin e tyre të drejtpërdrejtë ministrja e Financave, por qoftë në kompetenca. Për mos të bërë, për mos të bërë ekspertin institucional. Pra, angazhohen dy ministre për të firmosur në datën 17 korrik 2019-ës, të firmosur katër vendime që t'i falnin Bankers-it, 123 milionë euro. Pra, llogarit edhe periudhën dhe shkresat që u parashtruan, sa kohë i është dashur Belinda Ballukut jashtë kompetencave të saj për të analizuar pjesën e si eksperte e karburanteve dhe si eksperte dhe si eksperte fiskale, që e bëri brenda pesë minutave apo brenda një dite, a ta marrim të mirëqenë brenda 24 orëve, për të bërë të gjithë analizën, për t'ia dërguar ministres së Financave. Ministrja e Financave sikur shoferi ta priste te dera Belinda Ballukun për t'ia çuar Anila Denajt, do të duhej dhe një ditë tjetër. Anila Denaj nga ana tjetër, po prapë brenda një dite, po prapë firmosi dhe ia kaloi Drejtorisë së Doganave. Dhe, dhe ajo çfarë është më skandaloze është ajo që përmendët ju që, ore pse duhet të angazhohen këto ministre në mënyrë të drejtpërdrejtë?

Sepse e gjithë kjo ngjarje ka edhe një histori. Kanë qenë paraardhësit e tyre, kur kjo vendimmarrje, si kjo vendimmarrje është bërë nga... Kjo gjobë ka qenë e mëhershme. Ka pasur një histori përplasjesh mes institucioneve tona dhe Bankers Petroleum, dhe kur erdhi momenti fatal për t'i vjelë ato para... Shiko, historia e Bankers fillon në 2012-ën. Administrata e qeverisë Berisha kishte vendosur gjobë ndaj Bankers-it për shkak të këtij abuzimi. Më pas, më pas kjo gjobë prapë është rikonfirmuar, mos gaboj, në 2014-ën, po prapë nga Drejtoria e Tatimeve në atë kohë. Dhe më pas gjoba, bëhen disa ndryshime ligjore për mos hyrë në teknikalitete, për shkak të kundërshtimeve që kishte dhe Bankers në pjesën e në pjesën e mungesës së kuadrit ligjor, dhe bëhet fjalë për gjobën e vendosur nga Elisa Spiropali, nga Drejtoria e Doganave. Dhe në momentin që erdhi koha për t'u vjelë kjo gjobë, për t'u, për t'u vepruar karshi Bankers-it që të merreshin lekët, paratë e shmangura, të futeshin në arkën e shtetit, aty ndërhynë dy ministret me kompetenca të tyre ekskluzive. Pra angazhohen personalisht për ta bllokuar të gjithë këtë operacion.

Ke pasur edhe detaje të tjera për shmangie të tatimfitimit apo për shmangie të akcizës së naftës, naftës që për një vit ishte 5 apo 7 milionë, mos gaboj. Po sa e 5 e 7 milionëshe të tjera janë ndër vite, sa 25 vjet më duket është kontrata. Llogarit sa 7 milionëshe të tjera janë në qoftë se institucionet shtetërore nuk do të kishin mendjen për të marrë për vete këto 123 milionë euro duke ia falur Bankers-it. Tani, me atë çfarë kemi parë që në institucionin që ka drejtuar Belinda Balluku, abuzimet tek rrugët, abuzimet energjitike, tani na doli dhe abuzimet tek nafta. Ore a ka ndonjë gjë që nuk është abuzuar? Ajo i ka bërë nderin e jetës vetes së vet. Sepse nuk kishte. Në qoftë se ka sot një çështje që SPAK-u i ka shkresat të gatshme, e ka vendimmarrjen e gatshme për të çuar para përgjegjësisë, është është ky denoncim, sepse ke, ke komunikimet që kanë bërë ministrat paraardhës të Anila Denajt, për ta rekuperuar problemin. Pra, ke pasur komunikime të mëparshme, ka qenë ministri i Financave në atë kohë Arben Ahmetaj, i cili kishte vendosur, kishte vendosur ndryshe nga sa urdhëronin dy ministret shoqe të Balluku, Balluku dhe Denajt. Dhe më pas në fund, në fund është dhe Petrit Malaj i cili konfirmon shkresat ekskluzive, domethënë, me të sigluara nga dy ministret, që janë komplet me një vendimmarrje të ndryshme nga ajo sa urdhërojnë dy ministret për të favorizuar.

Kundërshton si Belinda Ballukun dhe Anila Denajn. Po ajo çfarë është problem, që mban shumë erë historia, është që kjo është një vendimmarrje në 2019-ën. Ndërkohë ke pasur dy vendime gjykatash, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, në 2022-shin. Dhe nga 2022-shi, që ti ke pasur dy vendime të gjykatave më supreme të Republikës, deri në 2025-ën, sërish kjo gjobë nuk është mbledhur. Dhe e di pse? Për shkak të këtyre dy urdhrave, për shkak të urdhrit të Anila, Anila Denajt, po me kërkesë të të Belinda Ballukut. Pra, dhe tre vite të tjera dhe jemi në historinë sot që ti s'ke më çfarë i mbledh apo çfarë i merr ato 123 milionë euro dhe SPAK-u sot duhet të vë, duhet të vërtetojë dhe të verifikojë, ore ku shkuan këto 123 milionë euro? Jo nuk janë mbledhur, ato u vodhën tani, ato s'kanë për t'u mbledhur më kurrë. Po u vodhën sepse e ke pasur nga 2022-shi deri në 2025-ën, ke pasur një 3-vjeçar kohë, ku institucionet, Drejtoria e Doganave në Fier nuk mund të vepronte për shkak se kishte një urdhër nga titullarja e institucionit, ministrja e Financave, për mos të vepruar karshi Bankers-it. Dhe kjo ka qenë në fuqi deri në 2025-ën. Po nuk fillon dot më procedura, ka mbaruar, sot si ka vajtur historia, njëherë që ka kaluar afati, por është edhe pjesa e Bankers-it. Pra, është, paratë u morën. Kjo, kjo është e rëndësishme, paratë u zhdukën, u morën. Se kush i ka marrë, si i ka marrë, por mos të hyjmë më pas rafinerive e të tjera me radhë.