Kuvendi - PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian

Mbahet sot seanca plenare në Kuvend.

Partia Demokratike nërpërmjet kreut të Grupit Parlamentar ka kërkuar ndryshimin e Rendit të Ditës.

Kërkohet që në rend të futet, raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Në këtë raport, Komisioni ka konstatuar probleme të rënda për një vend që kërkon integrimin në Bashkimin Europian, që nga mospasja e zgjedhejve të lira, e deri tek korrupsioni në nivele të larta.

Ndalur tek zgjedhjet, Komisioni kërkon marrjen e masave urgjente pasi në zgjedhjet e fundit janë konstatuar shkelje të rënda, që nga mungesa e barazisë në garë, blerje të votave, presion ndaj administratës e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për të penguar rotacionin.  

Gjithashtu mbrojtja e zv. kryeministres Belinda Balluku përballë drejtësisë duke mos i hequr imunitetin, që ka sjellë edhe bllokimin e raportit të IBAR, ka gjetur vend në raport, ku Parlamenti Europian tregohet i prerë. 

Kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të hartuar për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret në mënyrë strikte në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat e përcaktuara ligjore, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të panevojshme.

Në këtë kuadër, Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian shpreh keqardhje për rritjen e nivelit të Korrupsionit në vitet e fundit, duke theksuar se pavarësisht kuadrit ligjore, ndjekja penale e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta po pengohet.

Dokumenti: