Rashford drejt largimit përfundimtar nga Man United, por e ardhja te Barcelona në dyshim

Manchester United duket se ka mbyllur përfundimisht derën për rikthimin e Marcus Rashford, i cili aktualisht është i huazuar te Barcelona.

Sulmuesi anglez ka ende dy vite kontratë me klubin anglez, por situata e tij në “Old Trafford” është bërë gjithnjë e më e qartë: ai nuk bën më pjesë në planet e skuadrës.

Sipas raportimeve nga mediet angleze, stafi teknik dhe drejtuesit e Manchester United nuk e shohin më Rashfordin si opsion për të ardhmen, duke e konsideruar të mbyllur kapitullin e tij te klubi.

Në periudhën e fundit, Rashford ka kaluar kohë larg “Djajve të Kuq”, fillimisht i huazuar tek Aston Villa dhe më pas te Barcelona, ku po vazhdon karrierën e tij.

Trajneri Rúben Amorim ishte ai që e përjashtoi nga projekti i Man. United, ndërsa pasojat e vendimeve të tij ende ndihen në klub.

Në vend të Rashfordit, fanellën me numrin 10 dhe rolin në krahun e majtë e ka marrë Matheus Cunha, i cili ka treguar ndikim të menjëhershëm në skuadër me gola vendimtarë ndaj rivalëve të mëdhenj si Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Manchester United tashmë po ndërton një projekt të ri me emra të tjerë në sulm, ndërsa drejtuesit sportivë si Jason Wilcox dhe Christopher Vivell po vlerësohen për përmirësimin e merkatos dhe ecurinë e skuadrës.

Në këtë situatë, rikthimi i Rashfordit në “Old Trafford” konsiderohet gjithnjë e më i pamundur, sidomos pasi klubi nuk e sheh më si pjesë të projektit afatgjatë.

Nga ana tjetër, Barcelona ka mundësinë ta blejë përfundimisht në fund të huazimit, duke e vendosur të ardhmen e tij larg Manchesterit.

Rashford, i cili po i afrohet kulmit të karrierës, mbetet në një moment vendimtar: të vazhdojë në Spanjë apo të kërkojë një destinacion tjetër për të ardhmen e tij futbollistike.