San Antonio reagon fuqishëm ndaj Minnesota-s, New York-u merr tjetër fitore ndaj Philadelphias

San Antonio Spurs u kundërpërgjigjën në mënyrën më të mirë pas humbjes së parë ndaj Minnesota Timberwolves, duke triumfuar me rezultat të thellë 133-95 dhe duke barazuar në 1-1 serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.

Skuadra teksane dominoi sfidën nga fillimi deri në fund, pa i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë. Spurs zhvilluan një paraqitje kolektive të shkëlqyer, teksa shtatë lojtarë realizuan nga të paktën 10 pikë. Një kontribut të madh dha edhe stoli, nga ku erdhën plot 55 pikë.

Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes, New York Knicks fitoi edhe takimin e dytë ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 108-102, duke marrë avantazhin 2-0 në seri.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me rivalitet deri në sekondat e fundit. Për skuadrën nga Nju Jorku u dalluan Jalen Brunson me 26 pikë dhe OG Anunoby me 24 pikë, ndërsa për Philadelphian më i miri ishte Tyrese Maxey me 26 pikë, por pa mundur të shmangte humbjen.

Rezultatet e gjysmëfinaleve

Konferenca e Lindjes

Detroit Pistons – Cleveland Cavaliers (1-0)

New York Knicks – Philadelphia 76ers 108-102 (2-0)

Konferenca e Perëndimit

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers (1-0)

San Antonio Spurs – Minnesota Timberwolves 133-95 (1-1)