Çmimet në kohë luftërash/ Seferi: Në Shqipëri rriten shpejt, por ulen me vonesë pavarësisht...

Eksperti i turizmit, Leonard Seferi, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me moderatore Klaudia Karabolli, ka analizuar ndikimin e zhvillimeve globale në rritjen e çmimeve në Shqipëri.

Ai theksoi se konfliktet ndërkombëtare dhe krizat si pandemia dhe luftërat e fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e karburanteve dhe produkteve bazë, ndërsa shtoi se në vendin tonë çmimet rriten shpejt, por ulen me vonesë.

Leonard Seferi: Në fakt shtrenjtimi jo vetëm i karburanteve por i shumë elementeve edhe ushqimor bazë, por edhe të tjerë të ndryshëm të cilët ne i përdorim në jetën tonë të përditshme, ka filluar që pas disa luftërave të nisura qoftë në Rusi-Ukrainë, qoftë gjatë periudhës së COVID-it. Kujtojmë që pas COVID-it pati një krizë më të theksuar, madje shumë produkte, kishim krizën e grurit nga lufta Rusi-Ukrainë që u bllokua gruri për të depërtuar ose për të ardhur në drejtimin tonë, dhe shumë ngjarje të tjera të cilat lidhen sigurisht me këto paqëndrueshmëri të cilat ne i shohim dita ditës, sidomos së fundmi me zhvillimet në Lindjen e Mesme, lufta në Iran, patjetër që ndikon drejtpërdrejtë edhe në aspektin e karburanteve, por edhe në aspektin e produkteve të tjera, qoftë ato bazë, qoftë edhe produkte të ndryshme që ne i konsumojmë në jetën tonë.

Pra luftërat e vazhdueshme të cilat në një mënyrë apo në një tjetër nuk po gjejnë zgjidhje, ose pra mbyllet një vatër zjarri hapet një tjetër, kishte probleme në Siri, kishte probleme në Irak, lufta Rusi-Ukrainë, tashmë Irani. Këto, të gjithë këto elementë të kombinuar, patjetër që sjellin mungesë sigurie në një në një mënyrë dhe...

Patjetër që lidhet, gjithçka lidhet me këtë. Por nëse i referohemi rastit tonë si Shqipëri, ne jemi pak pak si, do të thoja të përjashtuar edhe në mënyrën se si mendojmë edhe në mënyrën se si bëjmë biznes, kur diçka ndodh jashtë nesh, ne rrisim çmimet duke supozuar se nuk kemi depozita apo diçka të tillë, pra duke supozuar se ne po blejmë në atë moment që rriten çmimet në gjithë botën. Ndërsa kur vjen çështja pastaj për t'u ulur, e marrim kthesën pak si me vështirësi.