Formacionet zyrtare: Bayerni kërkon përmbysjen, PSG mbron avantazhin minimal
Gjithçka është gati për një tjetër natë të zjarrtë në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.
Parizienët vijnë me një avantazh minimal 5-4 nga ndeshja e parë, një sfidë e çmendur me nëntë gola që la gjithçka të hapur për këtë duel vendimtar.
Në “Allianz Arena”, bavarezët synojnë përmbysjen, të shtyrë nga forma e shkëlqyer dhe mbështetja e tifozëve të tyre.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vjen me një seri perfekte rezultatesh, ndërsa në sulm i besohet emrave si Michael Olise, Luis Díaz dhe Harry Kane.
Në anën tjetër, Luis Enrique ka ndërtuar një treshe të rrezikshme me Khvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué.
Forma e PSG mbetet solide me katër fitore në pesë ndeshje, por presioni në Mynih pritet të jetë maksimal.
Detajet pritet të bëjnë diferencën në një sfidë ku çdo gabim mund të kushtojë finalen.
Një përballje që premton emocione deri në sekondën e fundit dhe një finalist që do të vendoset vetëm nga detajet.